Kombëtarja, relaks te kopështi i Alban Bushit

/* */
Ish-futbollisti i Kombëtares, Alban Bushi, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, 14 gola, i cili do t’i japë lamtumirë futbollit të luajtur, pikërisht në ndeshjen Shqipëri-Francë, shtroi një koktejl për disa nga lojtarët e përfaqësueses.
Altin Lala, Ervin Skela, Klodian Duro, Erion Bogdani, Ervin Bulku, Edmond Kapllani, etj. vizituan edhe kopështin e fëmijëve “Bota e fëmijëve”, që menaxhohet nga ish-lojtari Bushi.
Futbollistët u dhuruan fëmjëve bluza të vogla të Kombëtares me numrin 8 të Bushit, si dhe topa futbolli, ndërsa vetë Albanit i dhuruan një top të argjendtë.
“Shpresoj të japim një ndeshje të mirë për publikun. Ti kënaqim të gjithë si tifozët dhe fëmijët që na pritën. Na bëhet qejfi që ka njerëz si Alban Bushi, të cilët investojnë për fëmijët. Kjo është e ardhmja e Shqipërisë”, - tha Altin Lala, babai i dy fëmijëve.
Ervin Skela, edhe ai baba, tha se “Bushi ka ndërtuar një ambient të bukur për rritjen e fëmijëve”. Në të njëjtën linjë ishte dhe Erion Bogdani, i bërë baba vetëm dy muaj më parë. Klodian Duro theksoi se kjo vizitë i kujtoi atij vitet e fëmijërisë. “T’i japë lamtumirë futbollit me Francën është diçka shumë e rëndësishme në karrierën time dhe jetën time. Mbase i jap fat Kombëtares”, - tha Alban Bushi.