Duro: Firmos për një barazim me Francën
/* */
Mesfushori me përvojë Klodian Duro, lojtari i dytë me më shumë ndeshjen me fanellën e Kombëtares, 74, (rekordin e mban Altin Lala me 75), deklaroi se ndeshja me Francën (të premten, 2 shtator) është vlerësuar në maksimum nga stafi teknik dhe lojtarët.
“Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë për të marrë një rezultat të mirë. Do të firmosja për një barazim ndaj një skuadre si Franca , sepse emri që gëzon kjo skuadër është i madh. Por ekipi ynë ka ditur që të ndalojë skuadra të mëdha duke luajtur si një grup kompakt”, - tha mesfushori 33-vjeçar.
Duro ishte autori i golit të barazimit 1-1 me Bjellorusinë, në keto eliminatore të Euro 2012-s, ndërkohë që në llogarinë e ish-lojtarit të Elbasanit, Vllaznisë, Partizanit e Tiranës, si dhe një numri të madh ekipesh në Europë, si në Turqi, Gjermani, Qipro dhe Austri, janë 6 gola, ato kundër Rusisë, Maltës (2), Bullgarisë dhe Qipros.