3 Korrik 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 3 korrik 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite: 1.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 30.06.2008.
3. Projektligji Për parandalimin dhe kontrollin HIV / AIDS-it.
4. Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006, Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
Për votim:
1. Projektligji Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputetët prekën probleme të ndryshme si hartimin e projektiligjit Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë , raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare për Shqipërinë, ndryshimet në kodin zgjedhor etj.
Hartimi I projektiligjit Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë ngjalli diskutimet më të shumta, ku ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se Kuvendi duhet të mbyllë brenda këtij sesioni, një nga detyrimet më të mëdha ligjore, që është miratimi projektligjit në fjalë.
Ne të gjjthë, duhet të jemi korrektë ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe ndërgjegjes së shoqërisë shqiptare. Në asnjë institucion të shtetit nuk duhet të punojnë njerëz me dosje, dhe aq më tepër në sistemin e drejtësisë, njerëz që kanë marrë pjesë në gjykata politike- tha Kryetarja e Kuvendit. Përfaqësuesit e komisioneve parlamentare dhe deputetë dhanë qëndrimet e tyre për projektligjet Për parandalimin dhe kontrollin HIV / AIDS-it dhe projektligjin Për një ndryshim në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006, Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar. Seanca plenare vendosi që projektligjet e parashikuara në rend të ditës, të votohen në seancën e ardhshme. Punimet e seancës u mbyllën në orën 12 e 20 minuta.