E Diel, 1 Nëntor 2026

30 Qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor. 30 Qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar pë

  30 Qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor.
 
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë , më 30  qershor 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli  dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.06.2008.
3. Projektligji Për sektorin e gazit natyror.
4. Pojektvendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 "Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë të ndryshuar.
Për votim:
1.  Projektligji "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.   Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputetët trajtuan problemet në zonat zgjedhore, si furnizimi me energji elektrike, investimet publike, urbanizimi, mbrojtja e natyrës nga erozioni etj.
Dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatën Kushtetuese, ecuria e punimeve në rrugën Durës Morinë, si dhe cështje të ndryshme  rrajonale, ishin tema të tjera në diskutimet e deputetëve, jashtë rendit të ditës.   Më tej seanca plenare vazhdoi me diksutimet e Projektvendimit Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004,Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , të ndryshuar.   Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë dhe në vetë dokumentin e Regullores, lidhen me procedurat e shqyrtimit të kandidaturave të anëtarëve të organeve  Kushtetuese, apo të krijuara me ligj, të cilat zgjidhen apo jepet pëlqimi nga Kuvendi i Shqipërisë.   Përfaqësuesit e grupit  parlamentar demokrat theksuan se ndryshimet synojnë të mbrojnë parlamentarizmin dhe procedurat parlamentare.
Sipas deputetëve demokratë, kjo nisëm synon ndër të tjera të plotësojë vakuumin në Rregulloren e Kuvendit, lidhur me shqyrtimin e kandidaturave të organeve kushtetuese.   Përfaqësuesit e grupit parlamentar socialist theksuan se ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të bëhen pa konsensusin e pozitës dhe opozitës dhe se ky projektvendim nuk mund kalohet  me procedura  të përshpejtuara.   Pas këtij qëndrimi, deputetët e grupit parlamentar socialist nuk morën pjesë në diskutimet e mëtejshme, mbi këtë çështje.   Në seancën plenare u vendos që ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit si dhe Projektligji "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të shyrtohen në séancën e ardhshme.   Deputetët miratuan me shumicë votash ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor si dhe projektligjin "Për sektorin e gazit natyror". Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor do të drejtohet nga dy bashkëryetarët Ilir Rusmaili dhe Fatmir Xhafa dhe do të ketë afat një mujor. Seanca plenare i mbylli punimet në orën 21 e 45 minuta.        
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›