10 qershor 2008 - Një delegacion i grupit të miqësisë Shqipëri-Francë, i kryesuar nga z. Fatos Beja, viziton Francën
Një grup deputetësh i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Fatos Beja, Zëvendëskryetar i Kuvendit dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri- France bëri një vizitë pune në Francë, nga 1-8 qershor, me ftesë të Senatit të Republikës Franceze. Në delegacion merrnin pjesë deputetët Kastriot Islami, Neritan Ceka dhe Genc Juka.
Delegacioni zhvilloi një sërë takimesh në Senat, në Asamblenë Kombëtare të Francës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Drejtësisë, etj. Delegacioni pati takime me senatorë, anëtarë të Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin francez, të drejtuar nga z.Bernard Fournier, me deputetë anëtarë të Grupit të Miqësisë me Shqipërinë të Asamblesë Kombëtare të Francësz, të drejtuar nga znj. Genevieve Colot, si dhe takime të veçanta me z. Josselin de Rohan, Kryetar i Komisionit të Jashtëm, i Mbrojtjes dhe i Forcave të Armatosura të Senatit, z.Hubert Haenel, kryetar i Delegacionit të Senatit francez në Bashkimin Evropian, z.Alain Delcamp, Sekretar i Përgjithshëm i Senatit, etj.
Duke përshëndetur praninë e delegacionit parlamentar shqiptar në seancë publike, Kryetari i Senatit, Christian Poncelet theksoi se kjo vizitë do të kontribuojë në forcimin e marrëdhenieve tashmë të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe dy parlamenteve tona. Ajo inkuadrohet gjithashtu në një kuadër më të gjerë të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, e cila pas arritjes së marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian më 2006, koheët e fundit u ftua të bëhet edhe anëtare e NATO-s.
Deputetët shqiptarë patën, gjithashtu, takime me z.Jacques Faure, Drejtor i Europës Kontinentale, në Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane, z..Manuel Rubio-Guillon, drejtor i zyrës së Bashkëpunimit për çështjet evropiane në Ministrinë e Drejtësisë, etj.
Në të gjitha takimet e zhvilluara, ku u diskutua rreth zhvillimeve të brendshme pozitive në Shqipëri, situatës në rajon dhe mundësive për një bashkëpunim të frytshem mes dy vendeve, pala franceze vlerësoi arritjet e Qeverisë shqiptare në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit, veçanërisht në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe kontributit të saj për stabilizimin e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë, pala franceze vlerësoi si shumë pozitiv vendimin e Qeverisë shqiptare dhe ratifikimin e tij nga Kuvendi për dergimin e trupave paqeruajtëse në Çad. Në bisedimet në Senat, pala franceze siguroi se brenda muajit Qershor 2008, Senati francez do të miratojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqiperise me BE-në. Gjatë qëndrimit në Paris, delegacioni pati një takim edhe me z. Koichiro Matsuura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, për mbylljen e procedurave për futjen e qytetit të Beratit në fondin e monumenteve, pasuri të mbarë njerëzimit. Delegacioni shqiptar zhvilloi takime edhe me drejtues të lartë të grupit AREVA, grupi më i madh në botë për ndërtimin e centraleve bërthamore për prodhimin e energjisë, shoqatën e promovimit të biznesit francez në botë, UBIFRANCE, etj.