3 ambasadoret Lideret te presin certifikimin e zgjedhjeve

Liderët partiakë dhe kandidatët duhet të presin çertifikim e zgjedhjeve nga KQZ e më pas të shpallin fitoren. Kështu theksohet në një deklaratë të përbashkët shtypi të 3 prej diplomatëve më aktivë në vend, atij të OSBE-së Wollfarth, SHBA-ve Arvizu dhe i BE-së Sequi.
Sipas tyre pas shprehjes së gjykatës së zgjedhjeve palët duhet të veprojnë me qetësi, pjekuri e përmbajtje duke vënë interesin kombëtar përpara atij partizan vetjak.
“E rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të çertifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar”- thuhet në deklaratë ku ndër të tjera theksohet:
“Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre. Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike.” 3 diplomatët nënvizojnë se do të monitorojnë nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin në raportin e OSBE/ODIHR-it.
Arvizu, Sequi dhe Wolfarth intensifikuan takimet me politikanët dhe deklaratat para 8 majit, ndërsa ndoqën nga afër në cilësinë e vëzhguesit votimet dhe numërimin e votave.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e diel , 05 qershor 2011 )