Vendimi i Kolegjit Gjata Vendimi ishte i drejte. Hazizaj Ende ska mbaruar

Vendimi që nxjerr fitues Lulzim Bashën, përçan edhe vetë juristët. Kolegji Zgjedhor vendosi dy ditë më parë që të rrëzojë kërkesën e opozitës e cila kundërshtonte aktin normativ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rustem Gjata, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, deklaron se Basha që tani është kryetar i Bashkisë. Ndërsa Sokol Hazizaj, ish-zv/ministër i Drejtësisë, thotë se procesi ligjor vazhdon. Sipas këtij të fundit, vetëm rreth muajit shtator do të mund të shpallet kryebashkiaku i ri i kryeqytetit.