E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 kompanitë celulare shkelin vendimin e AKEP, mbajnë peng operatorin 4 AL

Kompanitë celulare nuk zbarojnë urdhrin e AKEP për nënshkrimin e interkoneksionit

Bllokimi i hyrjes në treg të operatorit të katërt ka detyruar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të nisë konsultimet me tre kompanitë ekzistuese të telefonisë celulare. Pas një sërë konsultimesh AKEP ka vendosur të detyrojë kompanitë

e telefonisë celulare të ofrojnë akses dhe inerkoneksion ndaj palëve të treta. Tashmë mbetet vetëm zbatimi i urdhrit të AKEP për hyrjen në treg të operatorit të katërt të telefonisë celulare, proces i cili u bllokua pas kundërshtimit të tre kompanive që operojnë në treg për nënshkrimin e marrëveshjes së interkoneksionit. Përveç detyrimit që u vendos AKEP tre kompanive ai u njeh edhe të drejtën e zbatimit të marrëveshjeve në sipas mundësive dhe aftësive teknike dhe ekonomike të kompanive mobile, si edhe me tarifa të cilat mbajnë parasysh investimet e kryera dhe një norme të arsyeshme fitimi.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Hene, 26 Korrik 2010 20:51

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›