E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylljet Aliçka: Pas kaosit dhe anarkisë, ka mbërritur letërsia me vlera

Shkrimtari promovon vëllimin Koha e Puthjeve dhe flet mbi zhvillimin e letërsisë

Koha e Puthjeve është libri me tregime ku çdo tregim mund të shtjellohej fare mirë si një roman me vete. Shkrimtari Ylljet Aliçka promovoi dje në Teatrin e Metropolit vëllimin e tij më të fundit me tregime. Romani i tij Rrëfenja me ndërkombëtare shkaktoi mjaft polemika.

Ndoshta për këtë arsye, por edhe për faktin se vetë Ylljet Aliçka e gjen me shume veten tek tregimi, ka bërë që shkrimtari ti rikthehet kësaj gjinie. I ardhur këto ditë në Tiranë nga Parisi, ku kryen edhe funksionin e ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Aliçka në këtë intervistë dhënë për gazetën rrëfen frymëzimin për Kohën e Puthjeve. Në të vërtetë, përveçse notave të theksuara autobiografike, ku Aliçka është vetë personazh në shumë nga këto tregime, edhe titulli i librit ka të bëjë pikërisht me një ngjarje nga fëmijëria e tij. Koha e Puthjevenjë botim i shtëpisë Toena përfshin nëntë tregime e në muajin shtator ky vëllim pritet të përkthehet e të botohet edhe në Francë. Parrulla me gurë, Një rrëfenjë me ndërkombëtare apo Koha e Puthjeve nuk ka rëndësi titulli, pasi e rëndësishme është se çdo vepër e mjeshtrit të rrëfimit Ylljet Aliçkaj është thjesht një kryevepër e groteskut therës dhe të qeshurës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën ai pohon se në dorë ka një tjetër roman, e ndërkohë që ai ndalet dhe duke folur mbi zhvillimin e letërsisë shqipe.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›