E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, në 6 muaj plani 100 për qind

Doganat kanë mundur të realizojnë planin e 6 mujorit, megjithë deficitet e krijuara në fillim të këtij viti. Në analizën e zhvilluar në drejtorinë e doganave janë publikuar shifrat e zhdoganimeve. Zëvendës ministri i Financave u kërkoi drejtuesve të doganave që punën e tyre të mos e masin vetëm me shifrat financiare.

"Objektivi i qeverisë ka qenë 55 miliard e 138 milionë dhe të realizuara nga administrata doganore 55 miliardë e 194 milionë. Në përqindje, 100 për qind me një diferencë të vogël pozitive", beri te ditur Flamur Gjymishka, drejtor i DPD.

"Performanca e administratës doganore tashmë sic e dini nuk varet vetëm nga realizimi i targeteve financiare të saj. Shqipëria është futur në rrugën e integrimit europian dhe për këtë arsye, integrimi i administratës doganore, i sistemeve të saj në atë të BE është një domosdoshmëri dhe një sfidë të cilën administrata tashmë e ka përpara saj në punën e saj", tha Alfred Rusha, zv ministër i Financave.

Zëvendës ministri Rusha ka kërkuar gjithashtu vëmendjen më të madhe të doganierëve për të përmirësuar shërbimin. Sipas tij doganierët duhet të mbështesin konkurencën e ndershme me procedura të shpejta për të gjithë subjektet.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›