E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irena Progni kandidate në listat e PD-së, e arrestuar për vjedhje në SHBA

progni-e-pdTiranë- Një nga kandidatet e reja në listën e deputetëve të Partisë Socialiste, Irena Progni është e përfshirë në një skandal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në maj të vitit 2006, Progni është arrestuar nga Policia e Denverit së bashku me një person tjetër, për vjedhje në një supermarket që kapte vlerën e 250 dollarëve.

Progni ka pak kohë që është kthyer nga Amerika dhe në vitin 2006, atëherë 33 vjeçe është përfshirë në një rast vjedhjeje.

Emri i saj u zbulua ditën e djeshme në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike që do të kandidojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Progni është renditur e teta në listën e kandidatëve të PD-së në Qarkun e Elbasanit.

Në një intervistë për A1 Report, Progni e ka pranuar ngjarjen por ka sqaruar të ketë qenë një keqkuptim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›