E Diel, 1 Nëntor 2026

Niko Rosberg i pari në Montekarlo, Vetel i dyti, Alonso i shtati

MONTEKARLO-Një garë “e çmendur” e Montekarlos, plot me incedente, përplasje, ristarte, makina sigurie, flamuj të verdhë dhe të kuq, por që pas 78 xhirosh ka pasur fitues dhe ai ishte piloti gjerman i Mercedesit, Niko Rosberg, që u nis nga starti dhe e përfundoi ashtu. Pilotët e Red Bullit sërish janë protagonistë, duke qenë konstantë. Vetel zuri vendin e dytë, ndërsa Veber i treti. Në vendin e katërt u rendit Hamilton, ndërsa surprizë ishte vendi i pestë me Sutil. Vetëm vend i shtatë për pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso, që ka qenë jo në një formë të mirë, teksa e kanë parakaluar edhe në kthesa. Edhe njëherë tjetër u vërtetua se gara e Montekarlos nuk është shumë dëfryese, pavarësisht përfitimive kolosale nga sponsorët. Rrugët e ngushta dhe pamundësia për të bërë një parakalim, e bën këtë pistë ndër më pak të pëlqyerat e Formula 1.

Renditja e Montekarlos
1 Rosberg N.
2 Vettel S.
3 Webber M.
4 Hamilton L.
5 Sutil A.
6 Button J.
7 Alonso F.
8 Vergne J.

Renditja e përgjithshme
1 Vettel Sebastian GER Red Bull Racing 107
2 Raikkonen Kimi FIN Lotus F1 Team 86
3 Alonso Fernando SPA Scuderia Ferrari 78
4 Hamilton Lewis ENG Mercedes AMG 62
5 Webber Mark AUS Red Bull Racing 57
6 Rosberg Nico GER Mercedes AMG 47
7 Massa Felipe BRA Scuderia Ferrari 45
8 Di Resta Paul GB Force India 28
9 Grosjean Romain FRA Lotus F1 Team 26
10 Button Jenson GBR McLaren Mercedes 25
11 Sutil Adrian GER Force India 16
12 Perez Sergio MEX McLaren Mercedes 12
13 Ricciardo Daniel AUS Toro Rosso 7
14 Hulkenberg Nico GER Sauber F1 Team 5
15 Vergne J. FRA Toro Rosso 5

Renditja e makinave
1 Red Bull 164
2 Ferrari 123
3 Lotus 112
4 Mercedes 109
5 Force India 44
6 McLaren 37
7 Toro Rosso 12
8 Sauber 5

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›