E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen kampionët e “Tirana-Teens”, Basha: Do e kthejmë në traditë

TIRANË -Kampionati i organizuar mes shkollave të mesme të Tiranës, kurorëzoi sot 5 kampionët në volejboll, basketboll dhe futboll.
Shkollat “Ismail Qemali” në basketboll/vajza dhe “Petro Nini Luarasi” në basketboll/meshkuj, “Besnik Sykja” në volejboll/femra dhe “Ismail Qemali” në volejboll meshkuj si dhe shkolla “Myslym Keta” në mini-futboll, janë shpallur kampionë të “Tirana – Teens”, pas finaleve të zhvilluara sot, në Universitetin e Sporteve në Tiranë.

Finalet kanë përfshirë me emocionet e tyre dhe deputetë e ministra, të cilët kanë bërë tifo për shkollat e tyre të preferuara.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka garantuar se Bashkia e Tiranës dhe ai personalisht do ta bëjnë traditë organizimin e kampionateve mes shkollave të mesme, ndërsa ka falënderuar 1500 gjimnazistët që për afro dy muaj morën pjesë në këtë garë.

(d.b/BalaknWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›