Marshimi në Kavajë, Spahiu: As Rama as Berisha, AK forca e parë
KAVAJË-Aleanca KuqeZi zhvilloi sot mitingun e rradhës në qytetin e Kavajës. Qindra aktivistë marshuan në rrugët e këtij qyteti. I shoqëruar nga shumë qytetarë kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka marshuar për disa kilometra nëpër rrugët e këtij qyteti për të takuar banorët.
Risi i këtij mitingu, sipas këtij subjekti politik, është vendosja e daulleve si simbol i bojkotit mediatik të mediave të kapura nga PS dhe PD.
Në fjalën e tij përpara qytetarëve dhe mbështetësve të AK, z. Kreshnik Spahiu u shpreh se marshimi kuqezi në këmbë do të vijojë në çdo cep të Shqipërisë.
Ky marshim, sipas kreut të AK nuk do të lejoje hyrjen ne Kavaje te Rames dhe te Berishes te cilet jane shkaterruesit e vendit dhe penguesit e progresit.
Kreshnik Spahiu shprehu bindjen e thelle se ‘AK do te jete force e pare ne Kavaje me 23 qershor”.
Marshimi i Kuqezinjve vijoi më pas drejt Rrogozhines së bashku me kandidatin për deputet të AK për Kavajën, z. Fatmir Gjuzi.
(d.b/BalkanWeb)