E Diel, 1 Nëntor 2026

3 ligjet, Meta: Berisha mos më zhgenje, prano kompromisin për integrimin, Rama do i votojë

TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta prezantoi sot në Shkodër kandidatët për deputetë.

Në fjalën e tij, Meta vuri theksin tek 3 ligjet, duke i bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha t’i votojë gjatë kësaj legjislature.
Kryetari i LSI tha se kompromisi që propozoi zgjidh ngërcin për disa institucione, por shprehu dhe zhgënjimin që ndjeu kur mori përgjigjen e Berishës, rreth propozimit të bërë.

“Unë propozova një kompromis për miratimin e 3 ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, brenda këtyre ditëve që i mbaron mandati këtij kuvendi, duke ofruar një kompromis që ligjet të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri. Dhe arsyeja ka të bëjë pikërisht me faktin se nuk mjafton vetëm të miratojmë ligje, por e rëndësishme dhe të respektojmë frymën e ligjit dhe në rastin konkret bëhet fjalë për institucione dhe reforma të rëndësishme dhe do të nënvizoja rëndësinë që ka miratimi i ligjeve për gjykatën e lartë në funksion të gjykatës administrative”. 

“Kreu i PS e pranoi këtë kompromis, jam i zhgënjyer që kreu i PD bën sikur nuk e kupton këtë kompromis duke kërkuar që ligjet të miratohen siç janë dhe të hyjnë siç janë, por synimi nuk ka qenë miratimi i 3 ligjeve, por mbushja e Gjykatës së Lartë me militantë. Shpresoj të jem i gabuar, në këtë që thamë dhe uroj që për hir të intetgrimit të pranohet ky kompromis”. 

Më tej Meta ftoi kryeministrin që të ngrihet mbi interesat personale dhe të votojë 3 ligjet me qëllimin që Europa të marrë një sinjal pozitiv nga Shqipëria.
“Berisha të ngrihet mbi interesat personale mbi kalkulimet e 23 Qershorit dhe t’i japim mesazh pozitiv Europës së bashkuar dhe qytetarëve tanë".

Kreu i LSI nuk la pa përmendur dhe ndarjen nga koalicioni qeverisës me PD. Sipas tij, Shqipëria më shumë se për rotacion ka nevojë për një vizion ndryshe.
“Ndarja me PD ishte një vendim i drejtë. LSI është ajo forcë politike që u qëndron marrëveshjeve dhe që kur i vjen fundi i marrëveshjes jep dorën me qytetari dhe di të ndahet me qytetari. Por tani Shqipëria ka nevojë për një ndryshim. Shqipëria ka nevojë jo thjesht për një rotacion por, për një vizion thelbësisht të ndryshëm, që do i japë fund njëherë e mirë kësaj politike konfliktuale e përjashtuese që është përgjegjëse për këtë ngërc drejt BE. Ndasj Shkodra do votojë LSI, ndaj LSI ndërton ura në politike dhe jo mure ndarëse”

Mandej Meta dha mesazhin se as demokratët as socialistët nuk janë armiq të LSI.
“Sepse demokratët nuk janë armiqtë tanë, askush nuk është armiku ynë. Por duke votuar për LSI ne japim mundësinë për gjithë shqiptarët të ndihen të lehtësuar dhe bashkuar me 24 qershor”.

PREZANTOHEN KANDIDATET E LSI
Ne ceremonine per kete rast eshte i pranishem edhe kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Meta e ka cilesuar ekipin e tij per Shkodren nje ekip fitues, duke e vleresuar LSI si nje force qe nderton ura dhe jo mure ndares.

Listen e kandidateve per deputete ne Shkoder e kryesorn Agron Cela e pas tij, Nora Malaj.

QARKU SHKODER
1. Agron Çela
2. Nora Malaj
3. Artan Bushati
4. Sajmira Laçi
5. Ridvan Hebaj
6. Edi Smajlaj
7. Senad Hallunaj
8. Lumturi Hoxha
9. Arjana Vishnja
10. Merita Smajaj
11. Aleksandër Shytani

vijonn Lidhje te tjera 3 ligjet, Ambasadori i BE, Sequi: Shqiptarët e meritojnë Europën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›