3 milionë euro për tregtarët serbë të energjisë

Dy kompani serbe të energjetikës, “Gen” dhe “Rudnap”, janë shpallur fitues të tenderit për furnizim me energji elektrike, deri në muajin maj të këtij viti, pikërisht deri në kohën kur distribucioni i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kalon në pronësi të kompanisë private turke “Calik-Limak”, shkruan “Zëri”.
Për pesë muaj, sa do t’i sjellin rrymë KEK-ut në situata emergjente, por edhe në momente kur KEK-u më shumë shpenzon se sa prodhon, këto kompani që tregtojnë energji elektrike pritet t’i marrin nga korporata më e madhe në Kosovë hiç më pak se 3 milionë euro. /Indeksonline/