Traktati i paqes shkas për takimin Jahjaga-Nikoliq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të takohen ne Bruksel, ku do t`u prezantohet ideja për nënshkrimin e një traktati të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbante firmën e të dy presidentëve.
Traktati është përpjekje disamuajshe e diplomacisë evropiane dhe pretendon të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, raporton Koha.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, planifikon që pas takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, të ftojë në takim të ngjashëm edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq. /Indeksonline/