E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalldrëmi i Çarshisë së Madhe do të kthehet pjesërisht

inistria e Kulturës i ka dhënë Komunës së Gjakovës lejen për rregullimin e infrastrukturës në Çarshinë e Madhe.

Por ka kërkuar tre projekt-propozime të reja për restaurimin e këtij kompleksi të cilët bazohet në rekomandimet që janë përfshirë në një vendim të cilin MKRS-ja ia ka dërguar Komunës së Gjakovës, katër ditë para përfundimit të vitit.Aty kërkohet kthimi i pjesshëm i kalldrëmit.

Vendimi vjen pas gati dy muajsh qëkur ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, kishte urdhëruar ndalimin e punimeve të nisura krye më vete nga Komuna e Gjakovës dhe gati dy javë pasi Komisioni për Trashëgimi Kulturore ka hedhur poshtë tri propozimet që ia kishte bërë Komuna e Gjakovës, raporton Koha. 

Në mesin e dhjetorit ky komision propozimet i kishte cilësuar si kiç përderisa në asnjërin prej propozimeve nuk ishte paraparë kthimi i kalldrëmit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›