E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 persona në polici, kjo pas shpërthimit në familjen Syza

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në Pogradec, kjo pas vendosjes së tritolit në banesën e drejtoreshës së tatim-taksave, Rajmonda Syza. Ndërkaq, sipas burimeve të policisë mësohet se në pranga kanë rënë tre të dyshuar për këtë ngjarje.
 

Shtetasit Dorjan Hoxha 20 vjeç, Enrik Xhambazi 20 vjeç dhe Altin Jashallari 28 vjeç janë arrestuar, kjo duke iu referuar ngjarjes së djeshme.

Policia ka dhënë dhe verdiktin fillestar, duke deklaruar se ngjarja dyshohet për shkak të një konflikti ndodhur në vitin 2010 mes Dorjan Hoxhës dhe Brijan Syzas, i cili është djali i drejtoreshës së tatim-taksave.
 

Si pasojë e këtij shpërthimi, i cili ndodhi gjatë orëve të vona të mbremjes, pati vetëm dëme materiale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›