Fier, qëllohet me mjete të forta dhe më pas grabitet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është qëlluar me mjete të forta dhe më pas është grabitur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në lagjen “Apollonia” ku 17-vjeçari Entilian Hoxha është qëlluar me mjete të forta nga persona të panjohur dhe më pas i janë grabitur 1 mijë euro.
Menjëherë 17-vjeçari është dërguar në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.