E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ pranon kërkesën e PS për fletën e votimit

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje pas katër orë debatesh ndryshimet e përmbajtjes së fletëve të votimit për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës, dhe për këshillin bashkiak të kryeqytetit.

Tanimë në fletën e votimit krahas emrit të Edi Ramës do të jenë edhe inicialet e të 22 partive të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” dhe jo vetëm sigla e koalicionit AA sikundër ishte përcaktuar fillimisht. Ndërsa në fletën e votimit për këshillin bashkiak të Tiranës, koalicioni i majtë do të renditet në krye të fletës, ndryshe nga formati i parë që kishte miratuar KQZ-ja sipas të cilit në krye të fletës do të ishte koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”.

Vendimet e KQZ-së erdhën dje në përputhje me vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor lidhur me këto çështje. Ndërkohë gjatë mbledhjes së djeshme Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor në KQZ, Genci Gjonçaj i ka propozuar tri kërkesa të reja KQZ-së, në lidhje me çështjen e fletëve të votimit.

Kërkesat e selisë rozë në lidhje me fletët e votimit, të cilat do të përdoren në zgjedhjet lokale të 8 majit janë: letra të jetë e personalizuar me një simbol, i cili duhet të jetë i dukshëm, fleta e votimit të ketë një shirit sigurie, procesi i prodhimit të fletëve të votimit të monitorohet nga një person i posaçëm. Sipas Gjonçaj pranimi i kërkesave të opozitës nga ana e KQZ-së do të rrisin besueshmërinë e palëve ndaj procesit zgjedhor.
(s.g/GSH/balkanWeb) Lidhje te tjera Ankesat e PS, Kolegji Zgjedhor anullon vendimin e KQZ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›