E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: 8 maji rishikojmë qëndrimin ndaj jush

BRUKSEL- Parlamenti Europian paralajmëron një qëndrim të ri politik ndaj Tiranës zyrtare në rast se zgjedhjet lokale të 8 majit nuk do të plotësojnë standardet ndërkombëtare. Deklarata është bërë dje nga numri dy i delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, slloveni Zhelko Kacin. “Nëse gjërat nuk do të shkojnë siç presim, atëherë ne duhet të bëjmë një marrëveshje të re dhe të ndryshojmë qëndrimin tonë me lidershipin politik aktual në vend. Një organizim i mirë i zgjedhjeve, megjithëse këto nuk janë zgjedhje parlamentare, mund të jetë një mesazh shumë pozitiv dhe premtues për politikanët, - për qeverinë dhe sidomos për deputetët e parlamentit”, - tha Kacin. Duke iu referuar mandej ndasive brenda vetë PE-së në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri, ai shprehu mendimin se delegacioni i eurodeputetëve monitorues në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Shqipërisë duhet të jetë sipas tij sa më i përbërë. “Jo të gjithë anëtarët e delegacionit duhet të jenë nga i njëjti grup politik, në mënyrë që ne të mund të jemi në pozicionin e duhur për të gjykuar më realisht për situatën, për të ardhmen dhe zhvillimet e mëtejshme në Shqipëri” - tha Kacin.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›