E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerrohet Behrami, e plaçkitin kriminelët

Futbollisti kosovar me pasaportë zvicërane, Valon Behrami ka qenë viktim e një plaçkitje nën kërcënimin e armëve në Itali.

Behrami ishte duke dalur nga një market në Napoli kur dy persona të armatosur ndalën motoçikletën e tyre nën kërcënimin e armëve duke kërkuar nga ai një orë dore të tipit "Hublot".

Kriminelët i morën orën e dorës Behramit për të ikur në drejtim të panjohur. Ora e dorës së Behramit kishte vlerë rreth 7 mijë euro.

Behrami menjëherë kishte paraqitur rastin në polici ndërsa ka deklaruar se është ndier i tmerruar dhe i tronditur nga kjo ngjarje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›