E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sinqerisht, si kuptoj tifozët e Chelseat"

Trajneri i Chelseat, Rafael Benitez ka dhënë një intervistë për radion spanjolle Onda Cerra. Menagjeri spanjoll tha se ende nuk po arrinë ti kuptoj tifozët e Chelseat se pse ata janë kundër tij dhe thërrasin emrin e Di Matteos.

"Sinqerisht unë nuk mund ti kuptoj tifozët e Chelseat. Kur një trajner i ri vije në skuadër, puna e parë që duhet bërë është përkrahja për të. Unë kam ardhur për rezultate më të mira. Nga ndeshja në ndeshje ne po tregojmë se jemi duke përshtatur më mirë. Sfida ime është për ti bindur ata me punën time. Nuk e di pse thërrasin emrin e Di Matteos kur ai nuk është më trajner i Chelseat. Torres ka shënuar 6 gola në pesë ndeshjet e fundit, gjë që përbën një fakt se ai është duke u përmirësuar" deklaroi Benitez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›