3 shqiptarë bëjnë çarçafët litar për tu arratisur nga burgu

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi kanë tentuar të arratisen nga burgu Algheri i Italisë.
Mediat vendase , të cilat bëjnë me dije lajmin theksojnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Nga hetimet paraprake mësohet se tre shqiptarët u munduan të zbrisnin murin e burgut me një litar të formuar nga lidhja e çarçafëve, por aventura e tyre është ndërprerë në mes, pasi janë gjurmuar dhe kapur menjëherë nga policia.
Të burgosurit janë shoqëruar në qeli, ku do të vijojnë dënimin./Indeksonline/