Zjarr i madh në objektin e Postave të Maqedonisë

Zjarr i madh ka përfshirë objektin e drejtorisë së Postave të Maqedonisë.
Ekipe të shumta të zjarrfikësve janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të lokalizojnë flakët e zjarrit, që sipas reporterit të Zhurnal-it, po përpijnë tërë objektin.
Tani për tani, nuk ka të dhëna për të lënduar.
Pjesa më e madhe e stafit të Postave të Maqedonisë është jashtë objektit, të tjerët po evakuohen nga zjarrfikësit.
Të punësuarit i kanë thënë Zhurnal-it se kanë parë të digjen të gjitha dokumentet.
Jozyrtarisht, mësohet se të punësuarit nuk kanë arritur të tërheqin paratë dhe serverat e kompjuterëve, ku është e vendosur baza e të dhënave.
Reporteri i Zhurnal-it informon nga vendi i ngjarjes se po dëgjohen eksplozione, që mendohet të jenë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e rendit. /Indeksonline/