E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina me drejtues 16-vjeçar përplas për vdekje 19-vjeçaren

Një 19-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Durrësit pak minuta pasi u aksidentuar nga një makinë.

Ngjarja ndodhi para disa minutash në unazën Shkozet-Plepa, Durrës kur automjeti tip-Opel me targa AA 374 GG që drejtohet nga 16-vjeçari me iniciale E.K, përplasi këmbësoren K.Pecaj, 19 vjeçe.

Burime policore i thanë korrespodentit të noa.al se pas aksidentin adoleshenti qëndroi në pritje të forcave të policisë në gjendje të rënduar psikologjike ndërsa këmbësorja u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit, shkruan noa.

Ajo ndërroi jetë pak minuta më pas për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Policia tha se është shoqërua adoleshenti dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht bëhet e ditur se automjeti po udhëtonte me shpejtësi të madhe në momentin që përplasi këmbësoren e cila po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›