Pano kundër Nikoliqit në Republikën Serbe të BeH

Ndonëse qyteti i Trebinjës në Republikën Serbe të Bosnjes ka vendosur ta nderoi liderin serb, atje ka njerëz që mendojnë se Tomislav Nikoliq është tradhëtar i serbëve.
Kuvendi komunal i këtij qyteti ka dorëëzuar cmimin "qytetar nderi" i Trebinjës pasditën e së shtunës Presidentit serb. Megjithatë, aktivistë të Partisë Radikale kanë vendosur pllakate nëpër shenjat e komunikacionit ku Nikoliq akuzohet për tradhëti.
Në njërin prej pllakateve shkruhej "Tomo, e tradhëtove Vojon (Vojislav Sheshelin) ndërsa tani po e tradhëton edhe vendin tënd".
Partia radikale, pjesë e të cilës i ka takuar më parë edhe vet Tomislav NIkoliq kishte paralajmëruar edhe një protestë kundër liderit serb, megjithatë ajo ishte ndaluar nga policia me arsyetimin se ajo nuk ishte lajmëruar në polici me kohë.
Mediat serbe kanë raportuar se edhe priftërinjët e Manastirit të Graqanicës së Trebinjes e kanë injoruar Presidentin serb ndonëse vizita e tij ishte paralajmëruar ditë më parë. Tomislav NIkoliq ka hyrë brenda objektit fetar, ka ndezur një qiri dhe ka dal pa u pritur nga askush në këtë manastir./Indeksonline/