Mandela në gjendje të rëndë, mbahet në jetë me aparate

Gjendja shëndetësore e Nelson Mandeles aktualisht është tepër e rëndë.
Ai, siç raportojnë mediat botërore, ka ditë që është në koma dhe u është nënshtruar aparateve për t’u mbajtur në jetë, ka transmetuar sot rrjeti televiziv amerikan CBS.Mandela (94) gjendet në spital qe dy javë, për shkak të infektimit të mushkrive dhe komplikimeve shëndetësore./Indeksonline/