E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 tetori, nata e bardhë në QTU

 

duke qenë e vetmja qendër e mirëfilltë tregtare në Shqiperi, si çdo vit dhe në tre vjetorin e saj, qtu mendon ndryshe për konsumatorin e saj. me një parking prej 1600 vende dhe transportin falas nga qendra e tiranës, me 80 dyqane veshjesh, aksesorësh, bare dhe restorante, shërbim super të kualifikuar, inernet werless dhe çdo gjë tjetër që kompleton rehatinë tuaj si një qendër bashkëkohore, qtu zgjedh të jetë qendra juaj e preferuar. ajo çfarë do të gjeni në këto tri ditë festimesh është shumë e thjeshtë: shumë argëtim të përfshirë në një të vetme. të gjitha dyqanet e veshjeve do të kenë 10%-20% ulje në koleksionet e reja, muzikë, dj, kuzhinë egjiptiane, coctails, koncert por jo vetëm kaq. nata e bardhë në qtu i fton të gjithë të zbardhin natën e 3 tetorit. të gjithë janë të ftuar të festojnë në qtu. Dhe ofertat nuk vijnë vetëm nga dyqanet me çmimet e reduktuara për koleksionet vjeshtë – dimër 2008, por dhe surprizat nga baret dhe nga restoranti. Përveç kësaj Euromax ofron një pazar falas për klientin e radhës. duke pasur në traditën e saj të përhershme, aktivitete për të rritur dhe fëmijë, përveç këndit të Piter pan që mundëson mbajtjen e vogëlushëve, qtu mendon dhe për argëtim të një forme tjetër. Kukullat, teatër për fëmijë, facepainting dhe lodra pa fund për të gjithë vizitorët e mrekullueshëm do të jenë të pranishëm në të tre datat e festës. Një tortë gjigante do të shpërndahet për të gjithë të pranishmit në të gjitha datat e festës. Vetëm në qtu festohet tre ditë radhazi për t’u lënë mundësi të gjithë klientëve dhe vizitorëve të saj të mbeten të kënaqur. Ju presim të “zgjohemi” së bashku në qtu në të gdhirë 4 tetor!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›