E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet Thea e Harasanit

 

Vendlindja e saj është Nju Jorku. Është 16 muajshe dhe ende s’e ka parë Shqipërinë, sepse ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është Thea, vajza e vetme e deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani, i cili është çmallur këtë verë me të bijën, që i ngjan shumë. Kjo foto, që kemi mundur të gjejmë tregon për herë të parë, vajzën e politikanit, të fotografuar në krahët e tij në plazh ditët e fundit të muajit gusht të këtij viti. Andisi është shumë i dhënë pas së bijës, madje sa thotë se 24 orët e ditës dhe natës me mendje i përkasin vetëm asaj. Thea lindi në Nju York, dhe do të qëndrojë edhe për pak kohë bashkë me mamin Suela. Por e ardhmja e vogëlushes do të jetë Tirana, këtu ku bën karrierën politike dhe i ati. Ai e ka pikë të dobët vajzën e vogël, dhe ka pohuar herë pas here se është i mrekulluar pas saj. Të gjithë mund të ishin kuriozë se si mund të ishte Thea, dhe ndaj menduam t’ua prezantojmë vogëlushen. Ajo erdhi në jetë në 9 qershor 2007, nga martesa e politikanit me Suela Kapllanin, pas një viti martesë dhe 5 vitesh lidhjeje. Në atë kohë Suela punonte për firmën “Morgan & Stanley” në New York dhe pak kohë më pas u kthye në Tiranë. Martesa nuk u shoqërua me dasmë, por ishte një ceremoni e thjeshtë familjare, që u zyrtarizua me celebrimin e çiftit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›