E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta Shkurta, klip me Milicevic

 

Rezarta Shkurta premton se do të na mahnisë me klipin e ri që është duke përfunduar, ndërsa po përgatit vetë veshjet. Do të jetë klipi më i bukur, që ka bërë ndonjëherë dhe për këtë po bashkëpunon me kompozitorin Genti Lako, dhe regjisorin e njohur maqedonas Dejan Milicevic, edhe pse ende nuk është vendosur nëse do të jetë një këngë në bashkëpunim me tjetër këngëtar, apo jo. Ajo nisi punën për realizimin e klipit në fillim të shtatorit, sapo ka lënë një periudhë koncertesh të shumta. Ky bashkëpunim me dy emra të njohur, është shumë optimist për Rezartën, e cila kishte pohuar vazhdimisht në shtyp se po përgatitej për një klip ndryshe. Regjisori Milicevic është po ashtu fotograf artistik, pasi ka fotografuar mjaft modele, disa foto prej të cilave u përdorën dhe në koleksionin e Joni Peçit. Ai po ashtu ka realizuar fotot artistike nudo të këngëtares serbe të turbo-folkut, Svetlana në revistën “Playboy”. E në rrethin e artistëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ai është shumë i njohur pasi ka realizuar klipet si: “Kriza” të Berkanit, “Prapë se prapë”  të Gilit dhe Sinan Vllasaliut, “Another World” të Nora Istrefit,  “Ah, moj dashuria ime” të Pirro Çakos, apo “Dashuri Mistike” të Tamara Todevskës dhe Adrian Gaxhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›