E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Kapllani - Ju rrëfej dashurinë time me vajzën gjermane

 

Klotilda harka

Edmond Kapllani, futbollisti durrsak që luan në skuadrën e Karlsruher SC, tregon për “Panorama Plus”, se si u ndie pas ndëshkimit që mori disa ditë më parë gjatë stërvitjes së Kombëtares në Tiranë, dhe sekretet e jetës që bën në Gjermani prej katër vitesh:
Ishit përgatitur për një lojë të mirë të Kombëtares në Tiranë, por pas incidentit me mbrojtësin Debatik Curri, trajneri ju ndëshkoi duke ju vendosur në tribunë. Si e komentoni?
Po, e vërtetë. Erdha nga Gjermania me frymëzimin që do të luaja mirë, por u zhgënjeva. Megjithatë jam me idenë, që ekipi kombëtar është tjetër gjë, të jep më shumë emocion, pasi e di që përfaqëson kombin tënd, dhe unë këtë e bëj e do vazhdoj ta bëj me shpirt.
Si e larguat mërzinë pas asaj që ndodhi?
Nuk është hera e parë, pasi ka katër vite që jam në Gjermani kam përjetuar shumë situata të tilla. Por do përpiqem që dhimbjen ta kaloj në forcë. Dhe ajo që më intereson është të tregoj formën time të mirë fizike, si në ekipin gjerman ashtu dhe atë të Kombëtares.
Jeni tip gjaknxehtë?
Po, jam gjaknxehtë.
Ndërkohë do ktheheni menjëherë në Gjermani, ku luani për Karlsruher SC në Bundesligën Gjermane prej katër vitesh. Si ndiheni?
Të them të drejtën, gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një kampionat të njohur, siç është ai i Bundesligës Gjermane dhe për këtë jam i kënaqur që kam arritur deri këtu. Por ëndrrat nuk kanë fund dhe unë do të mundohem të arrij sa më shumë në karrierën time futbollistike. Tashmë ndihem i ambientuar, por prapë më mungon vendlindja.
Mbani numrin 9 në fanellë. Ju ka sjellë fat apo jo ky numër?
Kam pasur gjithmonë dëshirë, që ta mbaj këtë numër qysh kur kam qenë fëmijë dhe dua ta mbaj deri në fund të karrierës sime në qoftë se do të kem mundësi. Sigurisht që më ka sjellë dhe fat.
Kush është idhulli juaj në sport?
Janë dy. Marko Van Basten dhe Gabriel Batistuta.
Tifozët e Karlsruher ju kanë kushtuar dhe një këngë në Gjermani? Ç’është për ju kjo këngë?
Një kënaqësi më vete dhe një motiv më shumë për të dhënë 100 për qind në fushë.
Sipas jush pse tifozët gjermanë janë vlerësuar si më interesantët?
Sepse këta tifozë janë “të çmendur” dhe normalisht stadiumet janë plot e për plot. Ndërsa në Shqipëri, ndodh që tifozët të boshatisin stadiumin, pa u mbyllur ende ndeshja.
Jeta në Gjermani, si ka ndryshuar?
Ka ndryshuar për mirë sigurisht dhe ndoshta pse jo, jam pjekur më shumë.
Shumë mendojnë se futbollistët bëjnë jetë të shthurur. Ju?
Në fakt po është e vërtetë, duket sikur sportistët bëjnë një jetë të shthurur, pa rregulla e norma, dhe që mund të kenë mundësi t’i marrin të gjitha kënaqësitë e jetës. Mua nuk më pëlqen ajo lloj jete, dhe në fakt jeta e në fakt jeta e një profesionisti futbolli është ndryshe.
Si është?
Ne ndonjëherë na duket vetja si të ngunjuar, njësoj si këto ditë qëndrimi në Tiranë. Orare, rregulla, disiplinë dhe 8 orë stërvitje.
Si mendoni futbollistët janë atë që martohen shpejt, apo e shtyjnë martesën për një tjetër kohë?
Në fakt, e vërteta është se shumë futbollistë martohen shpejt për të mos qenë të hallakatur, për të krijuar një lidhje stabël, dhe për t’u përqëndëruar kështu në karrierën e tyre.
Ju vetë?
Unë tani tani për më pëlqen të jem i lirë.
Domethënë e keni një të dashur?
Po e kam një të dashur gjermane, është vajzë e thjeshtë dhe jashtë botës së ekranit.
Pse keni zgjedhur të lidheni me një vajzë të tillë?
Po për faktin se jam tipi, që jetën private dua të bëj të thjeshtë jo të komplikuar.
Kjo të thotë që kjo është e vetmja e dashur, që keni për momentin?
(Qesh)Them se po. I kam provuar dhe lidhjet e shumta në distancë, apo paralele, por ato i takojnë një kohe tjetër kur isha 19-20 vjeç.
A mund t’i besohet një futbollisi?
Eshtë krijuar një përshtypje e tillë se sportistët janë tipa të lehtë, jo inteligjentë. Por në fakt, futbollistët kanë shpirt dhe ndjenja, dhe për shumë prej tyre janë inteligjentë.
Ju jeni 26 vjeç, keni menduar ndonjëherë për martesën?
Po, por për momentin jo, pasi karrierra e një futbollisti vazhdon deri 33 vjeç dhe pastaj i kthehet familjes.
 Pasi mbyllni një ndeshje, gjëja e parë që bëni?
Në fakt më pëlqen ta shuaj etjen me birra, edhe pse nuk jam shumë i dhënë pas alkoolit.
Alkooli mund të tolerohet në dietën tuaj sportive?
Jo një sportist e ka të ndaluar të konsumojë alkool, por në fundjavë dhe mund ta shkelë.
Keni pasur ndonjë eksperiencë të keqe me alkolin?
Po, mbaj mend njëherë që pasi kisha pirë vodka-red bull, ndjeva shqetësime në zemër, dhe u frikësova.
Nëse ti do e shihje veten në fushë si një profesinist, çfarë komenti do bëje për veten? 
Boh, çfarë lojtari qenka ky Kapllani!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›