3 tonë marijuanë nga Shqipëria në Itali

Kryeprokurorja Rama dhe ai i Krimeve të Rënda të pranishëm në Itali pas operacionit
Përfundoi dje në mëngjes, operacioni Antidrogë i organizuar në katër................................., Itali, Shqipëri Greqi dhe Belgjikë, dhe i koordinuar nga Anti-Mafia e Leçes, një pjesë e të cilit u realizua në Vlorë dhe në Otranto.
Një hetim i kujdesshëm që nga viti 2005, bëri që në të nxirreshin 36 urdhrat e arresti me burg. "Lindja e diellit", apo "Sunrise", ishte emërtuar operacioni që përfundoi mëngjesin e djeshëm me 36 urdhrat e përkohshëm në burg dhe 56 persona të dyshuar dhe të shoqëruar.
Në fund të operacionit, në krah të autoriteteve italiane të hetimit qëndronin Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, ai i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, dhe prokurori i çështjes në Shqipëri, Eneid Nakuçi.
Operacioni kishte si qëllim arrestimin e personave të identifikuar si të përfshirë në një rrjet të trafikut të marijuanës, që niste nga Shqipëria dhe mbërrinte në Itali përmes Otrantos dhe përfundonte në Leçe.
Po kështu ka pasur edhe disa ngarkesa me heroinë të mbërritura nëpërmjet këtij grupi. Konfiskim i parë i drogës është kryer në mars 2005 në Otranto, kur skuadra e "Flakëve të Verdha", (Fiamme Gialle) kapi 274, kg marihuanë e mbërritur në Salento nga Shqipëria me gomone.
Që nga ajo kohë hetimet nuk u ndalën po ashtu dhe sekuestrot. Gjatë kësaj kohe janë sekuestruar 1.3 tonë marihuanë, dhjetë kilogramë heroinë, një armë ruse pistoletë me kalibër 45 mm dhe 38 fishekë të gjetur në Frigole të Leçes me 20 janar 2006. Zbulim i sasisë së fundit bëri që të niset një sasi tjetër me 1.5 tonë marihuanë.
Mediat italiane referuar konferencës së shtypit të autoriteteve të hetimit raportonin, referuar konferencës së shtypit se pothuajse me siguri destinacionet e vetme ishin Siçilia dh Salento.
Droga mbërrinte nëpërjet Kanalit të Otrantos pranë Punta Palascia (Pika lindore e Italisë), e kthyer në një vend të pritjes së drogës. Midis 36 urdhër arresteve janë 6 italianë. Alessandro Parrela 34 vjeç, Sebastian Vaçirka, 33 vjeç, Natale Çiçiari 36 vjeç, Xhanfranko Grimaldi, 34 vjeç, Dario Sferaza 27 dhe Mauricio Kanoleta, 40 vjeç.
Sipas hetuesve, marihuana, ka qenë e një cilësie të shkëlqyer, prodhim shqiptar, dhe e paketuar me kujdes. Heroina, po ashtu e pastër vinte nga Lindja e Mesme. Është e mundur që një pjesë e madhe e konfiskuar e drogës ka mbetur në Puglia.
Autoritetet Italiane konfirmuan se në mënyrë të përsëritur bashkëpunimin që çoi në përfundimin e një ndërhyrjeje kaq të rëndësishme, mes antidrogës italiane, policisë shqiptare, Interpolit, policisë greke dhe asaj belge.
Antonio Bukoliero, këshilltar rajonal dhe zëdhënës i Aleancës Puljas tha: Ky operacion lejoi zbardhjen e një rruge të trafikut të drogës, në një udhëkryq strategjik në Salento".
Përgatiti: Dashamir Biçaku