3 verejtjet per 8 majin
TIRAN - Konstitucionalisti Njazi Jaho gjykon se duhen garancite e nevojshme qe zgjedhjet vendore te 8 majit te kene standarde. Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli juristi i njohur analizon situaten aktuale dhe problemet qe mund te dalin nga mosmarrja e masave per permiresimin e Kodit Zgjedhor. Sipas tij ajo qe ndodhi ne zgjedhjet e kaluara lidhur me nenin 138 te Kodit mund te perdoret si precedent. Per te nese do te nderhyhej ne Kod per me teper garanci mund te kerkohej qe kesaj dispozite ti shtoheshin fjalet Kerkesa e mesiperme nuk i nenshtrohet procedures se votimit. Gjithashtu konstitucionalisti i njohur evidenton tri verejtje ose tre konstatimet qe duhen pasur seriozisht parasysh ne zgjedhjet e 8 majit 2011.
Zoti Jaho duke pasur parasysh se kerkesa e PS-se per ngritjen e komisionit qe do te hetonte zgjedhjet e 28 qershorit 2009 u refuzua dhe se gjate kesaj periudhe nuk u be asnje ndryshim ne Kodin Zgjedhor si edhe faktin se midis mazhorances qeverisese dhe opozite deshtoi dialogu i fundit a mendoni se ne zgjedhjet e 8 majit 2011 do te arrihen standardet nderkombetare
Pergjigja e kesaj pyetje do te kerkonte nje analize te thelluar dhe te gjithanshme gje qe eshte e veshtire te behet ne kuadrin e kesaj interviste. Ne mund te shpreheshim pa ngurrim se deshira e zgjedhesve eshte arritja e standardeve qe kerkohen. Per kete mendoj se jane te gjithe te ndergjegjesuar dhe te interesuar. Edhe nderkombetaret e vene theksin pikerisht tek kjo kerkese qe ka te beje me te ardhmen e vendit tone.
Mirepo fatkeqesisht vec deklaratave dhe premtimeve nuk kemi degjuar te thuhet se cilat jane kushtet e krijuara dhe masat e marra qe do te garantonin zgjedhje te standardeve nderkombetare. E megjithekete per te mos rene ne skepticizem duhet bere gjithcka per te arritur te miren e mundshme. Kryesorja eshte qe vullneti i zgjedhesve jo vetem te mos shperdorohet por as te deformohet. Ne kete aspekt mendoj se pergjegjesia eshte jo vetem e aktoreve dhe faktoreve politike por edhe e komisioneve qe administrojne zgjedhjet. Monitorimi i thelle i gjithanshem dhe rigoroz i aspekteve te ndryshme te procesit zgjedhor vecanerisht votimi dhe numerimi i votave do te ndikonte gjithashtu pozitivisht ne parandalimin e shkeljeve.
Ka mendime se kryesorja ne mbarevajtjen e zgjedhjeve nuk jane boshlleqet mangesite apo paqartesite ne ligje por vullneti politik. fare mendoni per kete
Nuk nenvleresoj dhe as mbivleresoj asnjeren prej tyre. Ligji duhet te jete i plote dhe i sakte per te mos lejuar interpretime dhe qendrime subjektive. Vullneti politik duhet te kontribuoje ne zbatimin e perpikte te ligjit pa nderhyre ne funksionimin normal dhe te ligjshem te komisioneve zgjedhore.
Per shkak te kohes se pamjaftueshme me Kodin Zgjedhor qe eshte ne fuqi nuk u nderhy. Sipas jush a eshte kjo pozitive apo negative
Nuk besoj te kete njeri te thote se eshte pozitive vec atyre qe absolutizojne vullnetin politik dhe qe pretendojne ose deklarojne se po te ekzistoje vullneti politik edhe me nje ligj te keq mund te arrihen rezultate te mira. Ne pergjithesi kodi yne zgjedhor qe u miratuar ne dhjetor 2008 me disa perjashtime Dhe me ndonje dispozite antikushtetuese nuk eshte i keq. Megjithekete jo rastesisht dhe as formalisht OSBE - ODHIR -i ne raportin e tij te shtatorit 2009 paraqiti 31 rekomandime. Madje duhet thene se me teper se gjysma e tyre kerkonin rishikimin e disa dispozitave te Kodit Zgjedhor.
A duhej rishikuar neni 138 pika 3 e Kodit qe u jep te drejte 2 anetareve te KQZ-se per te kerkuar rinumerimin e votave por qe kjo kerkese nuk u pranua as nga KQZ-ja dhe as nga Kolegji Zgjedhor
Ne aspektin ligjor te problemit domethene duke pasur parasysh formulimin e tij nuk dilte nevoja qe ai te ndryshohej. Por ky nen u be molla e sherrit qe krijoi konfliktin e zgjatur dhe te pazgjidhur. Jo tashti por qysh atehere jam shprehur publikisht se si KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor kane gabuar. Kerkesa e dy anetareve te KQZ-se duhej zbatuar. Ligji nuk e linte ate ne cmimin e KQZ-se. Interpretimi qe iu be ketij neni ishte sa i sforcuar aq edhe subjektiv. Derisa edhe Kolegji Zgjedhor mbajti te njejtin qendrim vendi ka marre formen e prere. Megjithekete kritika eshte e lejueshme.
Lidhur me zbatimin e ketij neni a mundet qe KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor te mbajne te njejtin qendrim edhe ne zgjedhjet e 8 marsit 2011
Nuk preferoj as te supozoj dhe as te paragjykoj. Por ajo qe ndodhi ne zgjedhjet e kaluara lidhur me nenin 138 te Kodit mund te perdoret si precedent. Prandaj nese do te nderhyhej ne Kod per me teper garanci mund te kerkohej qe kesaj dispozite ti shtoheshin fjalet Kerkesa e mesiperme nuk i nenshtrohet procedures se votimi. Ky ndryshim natyrisht do te kerkonte konsensus domethene votim te cilesuar.
Ne raportin e OSBE - ODHIR-it te shtatorit 2009 eshte thene se zgjedhjet parlamentare u arriten shumica e standardeve te OSBE-se po standardet e pakta qe nuk u arriten cilat jane
Per kete nuk thuhet gje ne raport por ne disa perfundime mund te arrihet nese studiohet me vemendje krejt raporti si dhe 31 rekomandimet qe u paraqiten ne te. Pavaresisht nga konkluzioni lidhur me standardet kam mendimin se ne disa drejtime dhe per disa ceshtje raporti eshte mjaft kritik. Euforia nuk na ben mire reflektimi po. Per ta argumentuar kete mund te permendim momentet e meposhtme
a Ne raport huhet se KQZ-ja lidhur me disa ceshtje te rendesishme te debatueshme u nda sipas linjave partiake mazhorance - opozite dhe se ky politizim pati ndikim mbi punen e KQZ-se vecanerisht ne kryerjen e detyres se saj per te administruar zgjedhjet ne menyre asnjanese dhe eficente Shih faqen 9 te raportit. Nese do te ndaleshim ne kete kritike kam mendimin se ajo eshte nga me te rendat sepse KQZ-ja eshte nje organ kolegjial vendimmarres dhe politizimi reflekton ne mungesen e objektivitetit ne qendrime te njeanshme dhe subjektive. shte e vertete se anetaret e KQZ-se propozohen nga partite parlamentare dhe zgjidhen nga Kuvendi. shte gjithashtu e vertete se partite politike kane synuar qe perberja e tij te jete e balancuar publikisht por nuk duhet harruar se pas zgjedhjes se tyre ata betohen para Kuvendit per paanshmeri ne kryerjen e detyres. Ne kete veshtrim ka sigurisht nje kontradikte por ajo mund te shoqerohet me pasoje te demshme nese do te reflektonte mosbesimin e ndersjellet midis paleve.
b Ne raportin e OSBE-ODHIR-it thuhet se ne nje te treten e vendeve te numerimit te votave ky proces konsiderohet i keq ose shume i keq por nuk u vertetuan raste manipulimi. Kjo besoj se nuk mund te jete absolute sepse kur manipulimi eshte i tille nuk perjashtohet mundesia e shkeljes se ligjit pse jo edhe manipulimit.
c Vezhguesit konstatuan nderhyrje nga perfaqesuesit e partive ne 28 VNV. Por ajo qe eshte me e renda eshte pjesa e raportit ku theksohet se Vezhguesit konstatuan pranine e personave te paautorizuar ne 49M VNV dhe keto persona ose nderhyne ose drejtonin procesin ne 21 prej tyre. Shih faqen 25 te raportit. fare garancie mund te kete nje proces i tille numerimi kur persona te paautorizuar e drejtojne ate kur KZAZ-te praktikisht kane nxjerre jashte loje.
Tre verejtje ose tre konstatimet e mesiperme mendoj se duhen pasur seriozisht parasysh ne zgjedhjet e 8 majit 2011. per kete mendoj se do te duhej qe KAZA-te te zbatojne me rigorozitet ligjin te mos lejojne te nderhyjne kandidate te partive politike dhe vezhgues te tyre. Vec kesaj me rendesi te vecante eshte dhe qendrimi kritik dhe ndoshta reagues i monitoruesve por pa cenuar dhe pa nderhyre ne kete proces. Konstatimet e mundshme dhe menyra e zgjidhjes se tyre duhen pasqyruar ne procesverbalet perkatese.
Kur ndodhin raste te tilla a ka pergjegjesi
Sigurisht qe ka pergjegjesi ligjore. Ne radhe te pare kane pergjegjesi KZAZ-te qe e tolerojne kete gjendje ose zbatojne porosite partiake dhe jo ligjin. KQZ-ja nje kete drejtim mendoj se duhet te jete me aktive dhe te nderhyje me shpejtesi per stabilizimin e gjendjes.
KQZ-ja me sa jemi ne dijeni ka marre masa administrative. Ajo ka bere edhe denoncime per nderhyrje penale...
Po kjo eshte e vertete dhe megjithekete ky problem eshte aktual derisa te gjithe komisionet zgjedhore ngrihen ne baze te propozimeve partiake dhe perberja e tyre shpesh peson ndryshime edhe ne prag te dites se votimit. Disa ceshtje jane denoncuar edhe ne prokurori por cili mund te ishte efekti i tyre parandalues kur ato zvarriten me muaj te tere si shpjegohet per shembull qe deri me sot sipas njoftimeve ne shtyp ende nuk eshte dhene vendimi lidhur me ceshtjen Ruzhdie. Kaq e komplikuar dhe voluminoze eshte ajo
Fushata zgjedhore ka filluar. Jane evidentuar edhe disa incidente. A ndikon kjo ne ecurine normale te procesit zgjedhor
Fushata zgjedhore ligjerisht duhet te fillonte me 8 prill 2011 domethene 30 dite para dates se zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor cdo subjekt zgjedhor ka te drejte te beje propagande zgjedhore ne cdo menyre te ligjshme. Gjuha e urrejtjes qe vazhdon te perdoret bie ndesh me kerkesat e ligjit nderkohe incidentet vec te tjerash acarojne klimen politike ne vend. Nuk ka dyshim se ato ndikojne negativisht ne aspektet e ndryshme te procesit zgjedhor. Zgjedhesit shkojne ne takimet elektorale per te degjuar perfaqesuesit e subjekteve te caktuara zgjedhore se cfare plane apo programe kane ata per permiresimin e gjendjes se tyre. Ndaj militanteve partiake qe prishin rregullin qe krijojne panik dhe shkaktojne incidente duhet te veproje ligji.