E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Elbasanit Femijet te mos perdoren ne fushate as makinat e shtetit

 Partia Socialiste, dega Elbasan, ka denoncuar përdorimin në fushatë elektorale të mjeteve dhe pasurive shtetërore, në funksion të asaj të kandidatit të LSI-së, pasuri të cilat sipas zëdhënëses Jonida Gucaj, i përkasin të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

“Ky shtet, kjo qeveri e Aleancës për kusarinë, po shkel çdo parim ligjor dhe etik në përdorimin e automjeteve shtetërore dhe të mjediseve të shkollave për të realizuar propagandën mashtruese elektorale, gjë që është në kundërshtim të hapur me ligjet e shtetit shqiptar”, u shpreh zëdhënësja në një deklaratë për shtyp.

Sipas PS-së, kandidati Durim Hushi, po përdhos mjediset e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të cilat janë mjedise të shenjta akademike dhe investimet e të gjithë taksapaguesve për të propaganduar demagogjinë e tij.

PS denoncon shfrytëzimin e shkollave dhe ambienteve arsimore për veprimtari politika .

“Shfrytëzimi i fëmijëve për të duartrokitur në fushatat demagogjike nuk do ta shpëtojë kandidatin e LSI-së nga diskreditimi publik më 8 maj”, tha Gucaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›