E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor mbron KQZ-ne rrezon kerkesat e Partise Socialiste

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë të drejtë KQZ-së në tre ankimimet e shqyrtuara, ndërsa përsa i përket kërkesës së Partisë Socialiste për të shfuqizuar vendimin për modelimin e fletëve të votimit, e ka shtyrë për të shtunën në orën 10:00.

PS-ja pretendon se në votimin për modelin e fletëve kanë marrë pjesë vetëm 4 nga 5 anëtarët e KQZ-së.

Përfaqësuesi i KQZ-së, u shpreh në sallë se institucioni I tij ishte njoftuar për ankimimin vetëm pasditen e djeshme, duke kërkuar shtyrjen e seancës për kohën e mjaftueshme për përgatitjen.

Kërkesa e përfaqësuesit të KQZ-së, u mor parasysh nga trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi edhe kërkesën e Partisë Social Demokrate që kundërshtonte vendimin e KQZ-së për mos pranimin e listës për kandidatët e këshillimit të njësisë bashkiake numër 4 në KZAZ-në numër 48.

Duke marrë parasysh mangësitë dhe shkeljen e afatit ligjor të 28 marsit me dy ditë, kolegji zgjedhor la në fuqi vendimin e KQZ-së.

Me të njëjtin pretendim, u rrezua dhe ankimimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për mospranimin e kandidimit të kandidatit të saj për komunën Balldren i Ri në Lezhë.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dhe ankimimin e Aleancës për Qytetarin për mos përfshirjen e siglave të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian dhe Partisë së Bashkimit Demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›