E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Me Hushin e me Bashen do bashkojme Tiranen me Elbasanin

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ne Elbasan kandidatin e Aleances per Qytetarin anetarin e LSI-se Durim Hushi. Berisha i pasuar nga deputetet e Elbasanit por jo nga kreu i LSI-se Ilir Meta ka bere prezantimin e kandidatit te Elbasanit dhe kandidateve te tjere per njesite vendore. Vij tek ju per tju dhene fjalen ne kete shesh se Qeveria do te financoje cdo projekt qe ju se bashku me Durim Hushin do te hartoni gjate kesaj fushate. Gjate mandatit qe vjen. Elbasani do te kete unazen dhe bypass-in e tij do te kete impiantin e perpunimit te mbetjeve kampusin universitar parkun e tij te ri ne Kraste. Gjate dy-tre javeve se bashku me qytetarin tuaj te pare do te presim shiritin e autstrades Tirane-Ebasan autostrade kjo qe ka nje investim prej 460 milion dollaresh. Autostrada kushton 4 here me shume se projekti i rruges tjeter po edhe sikur te kushtonte 40 here me shume ne do ta benim. Une kam bindjen se me Durim Hushin kryetarin e ardhshem dhe Lulzim Bashen Kryetarin e radhes se Bashkise se Tiranes ne pranvere te vitit te 2013 do te bashkojme Tiranen me Elbasanin.

Berisha eshte ndalur edhe tek kundershtari i tij Edi Rama Kreu i PS ka ndermarre nje zinxhir shpifjesh kunder meje duke me quajtur edhe drejtor komunaleje. Mendoj se une per qytetarin jam punetor komunalje. Ndjehem i privilegjuar i bekuar nga Zoti ti sherbej cdo qytetari te ketij vendi. Evropa nuk vjen ne Shqiperi ne duhet ta ndertojme Evropen te gjithe bashke. Me pas ai vazhdoi Te gjithe ju duhet ta pyesini Edi Ramen me cfare mendjelehtesie e krijove lobin antitunel dhe antiautostrade Si ta beri shpirti si ta beri zemra qe ju kundervure I bejme thirrje te gjithe zgjedhesve ti kerkojne llogari deputeteve te tyre pse ata votuan kunder tunelit Le ti leme ata ne rrugen e partise tyre ne rrugen e vetmise.

Kryeministri me pas ka deklaruar se fushata e te djathtes do te jete fushate vlerash. Ne duhet ti faktojme faktorit evropian se jemi nje popull i civilizuar e me vlera demokratike. Perpara se te ishte socialist perpara se te ishte demokrat Durim Hushi ishte elbasanas ishte qytetar. Jap mbeshtetjen time totale dhe ate te qeverise per Durim Hushin per ta shenderruar Elbasanin ne qender te rendesishme te Shqiperise perfundoi Berisha. Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›