E Diel, 1 Nëntor 2026

3 vjet me Kushtetutë, Krasniqi: Pak zbatueshmëri

PRISHTINË- Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mërkurën më 15 qershor mbush tre vjet që nga hyrja në fuqi.

Në prag të përvjetorit të saj të tretë deputetëtët e Kuvendit të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi. Sipas tyre dokumenti themeltar i vendit ka pasur pak zbatueshmëri në këto vite, ndërkohë shprehen se në veri nuk po zbatohet sic duhet.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka pranuar se ka pengesa në zbatimin e Kushtetutës në të gjithë territorin e Kosovës, por sipas tij probleme me zbatueshmërinë e Kushtetutës kanë edhe shtetet që kanë traditë të gjatë të funksionimit të shtetit.

Nga ana tjetër opozita ka theksuar se mungesa e zbatueshmërisë së plotë të Kushtetutës vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik të institucioneve të Kosovës, por edhe të një pjesë të faktorit ndërkombëtar.
(e.m/Kosovapress/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›