3 vjet ne UNESCO Berati probleme me infrastrukturen
Infrastrukturë e rënduar si dhe ndërhyrje urgjente në lagjet muzeale. Këto janë problemet që shoqërojnë Beratin edhe 3 vjet pas futjes së tij në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në aktivitetet e zhvilluara me këtë rast është theksuar rëndësia që ka realizimi përfundimtar i planit rregullues për qytetin, hartimi i strategjisë për zhvillimin ekonomik dhe social, përpunimi i planit për manaxhimin e qendrës historike.
"Kemi një trashëgimi problematike e cila duhet mbajtur në vëmendje që gjithë problemet që ka qendra historike, por edhe standartet që ne kërkojmë të arrijmë nëpërmjet statusit "Berati në UNESCO" të mos kenë pritshmëri të lartë, por zgjidhjet duhet të jenë të menjëhershme. Pra, ajo që duhet bërë në vitin 2011 nuk duhet të planifikohet për vitet e ardhshme. Ndaj, trendi i investimeve qoftë nga pushteti vendor, qoftë nga qeveria apo donatorë të tjerë duhet të jenë në rritje"-tha kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi.
Në shënimin e 3-vjetorit të përfshirjes së Beratit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë çelur ekspozita për kodikët e Beratit dhe ajo e monumenteve për të vijuar edhe me aktivitete të tjera kulturore edhe në dy ditët e ardhshme.
Aleksandër Nushi