E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali ne Britani. Ne pranga ish- zedhenesi i Cameron

“I gjithë vendi është i shokuar nga skandali i përgjimeve  e do t’i shkojmë çështjes deri në fund”- premtoi David Cameron gjatë një konferencë për shtyp mbi përgjimet abuzive . Cameron është përfshirë në skandal pasi ndër të hetuarit kryesorë që rrezikojnë arrestin është Andy Coulson, ish-drejtues i «News of The World» e ish-zëdhënës i kryeministrit që sot u paraqit në stacionin e policisë në Londër për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit.

Cameron premtoi krijimin e një komisioni hetimor mbi çështjen. Bëhet fjalë për një komision të udhëhequr nga një gjykatës që do të hetojë jo thjesht punonjësit e shtypit, por dhe mënyrën  se si funksionon policia e politika. Kryeministri mori përsipër përgjegjësinë për marrjen në punë të Coulson si zëdhënës të tij e kërkoi dorëheqjen e Rebekah Brooks, administratore e deleguar e News International, ish-drejtuese e «News of The World».

Media britanike sot spekulonte mbi faktin se manjati australian Rupert Murdoch preferoi të mbyllte gazetën kundrejt pushimit nga puna të manaxheres që drejtonte gazetën më të shitur të britanisë në vitin 2002 kur u përgjua telefoni i Milly Dowler.  Perandoria e Rupert Murdoch, manjatit të medias zhytet kështu në kaos, ndërsa News of The World  ul siparin pas 168 vitesh.

Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e premte , 08 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›