Ndalimi i flotiljes protestuesit mesyjne aeroportin

Ndërsa nuk lejohen të lundrojnë nga portet greke, aktivistët propalesstinezë kanë mësyrë aeroportin kryesor të Izraelit, Ben Gurion, në një përpjekje për të sensibilizuar opionin ndaj bllokadës në Gaza. Policia izraelite njoftohet se ka arrestuar gjashtë izraelitë të cilët demonstuan kundër arrestimit të aktivistëve në aeroportin kryesor të vendit, Ben Gurion.
Dëshimtarët thanë se aktivistët u tërhoqën drejt furonave të policisë, madje njëri prej tyre edhe u godit nga një i pranishëm në vendngjarje. Mbi 200 aktivistë ndërkombëtare nuk janë lejuar të fluturojnë nga aeroportet europiane drejt Izraelit, ndërsa edhe ata që mundën të shkojnë aty do të deportohen menjëherë nga autoritetet e Tel Avivit.
Mënyra e re e demonstrimit vjen pasi Greqia ndaloi përpjekjet e flotiljes me 10 anije aktivistësh ndërkombëtarë që kërkojnë të thyejnë bllokadën në gaza, duke dërguar atje ndihma, por më së shumti, sipas tyre, shpresën se nuk janë harruar nga pjesa tjetër e botës.
Tel AVivi kishte marrë informacione se aktivistët, tashmë, do të grumbulloheshin në ben Gurion, ndaj edhe, sipas gazetës më të madhe izraelite, Ahronoth ka publikuar një listë të zezë me emrat e 342 personave të padëshiruar. Kësaj liste i janë përmbajtur edhe kompanitë e fluturimit në Europë, ndërsa në Greqi vijojnë përpjekjet e 10 anijeve ndërkombëatre për të marrë lejen e lundrimit drejt Gazës.
Juli Prifti