E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 fluturime falas kete fundjave per studentet qe votojne Bashen

Diten e djeshme me 6 maj Kompania e fluturimeve Belle Air ka bere plot 12 ulje ne aeroportin Nderkombetar te Tiranes dhe te gjitha kane pasur si pike nisje Italine. Pritet qe sot dhe te dielen deri pasdite pak para mbylljes se qendrave te votimit te ulen edhe 18 avione te tjere te kesaj kompanie. Ky numer uljesh u konfirmua dje permes faqes online te Aeroportit te Tiranes nderkohe qe nje operatore e aeroportit e cila pergjigjet ne numrin zyrtar 24 ore te vlefshem tha se per te dielen jane parashikuar edhe 12 ulje te tjera te Belle Air por ai numer mund te shtohet edhe me dy fluturime te tjera.
Ky eshte nje rekord per statistikat e fluturimeve ne Shqiperi por njekohesisht ngjall njemije dyshime e pikepyetje ku me e rendesishmja eshte Pse mijera shqiptare qe fluturojne me Belle Air vendosin te vijne ne Shqiperi para se te marrin pushimet zyrtare ne vendin e tyre apo ne pikun e sezonit te provimeve pikerisht pak ore para votimeve Vec 12 fluturimeve qe jane kryer me sukses dje ne Rinas priten edhe te pakten kater avione te tjere te Belle Air qe te mberrijne sot ne aeroport pak ore para se te hapen kutite e votimit dhe po aq pra kater ulje te tjera gjate se diel. Prane gazetes Shekulli u bene dje shumeraportime kryesisht nga studente shqiptare qe jetojne e mesojne ne Itali. Ata pretendonin se nje strukture e lidhur me Partine Demokratike kishte te pakten nje muaj qe ne Itali ofronte permes studenteve te tjere shqiptare bileta falas avioni te kompanise Belle Air me nje kusht Nese paraqiteshe ne menyre te besueshme si mik apo dashamires i Partise Demokratike atehere mund te perfitoje nje bilete falas per ne Tirane Nje prej perfaqesuesve te Partise Socialiste Erion Veliaj beri te ditur se ne kete skeme bonusi kishin mundur te perfitonin edhe disa qindra te rinj qe jo detyrimisht votojne apo do te votojne per kandidatin e Partise Demokratike z. Lulzim Basha.
Duket se jane pikerisht keta te fundit ata qe edhe kane dekonspiruar planin e PD-se nese vertet behet fjale per nje plan. Kane perdorur miq e kusherinj te njohur e te njohura e me pak mundim fare pak kane mundur te perfitojne nje bilete falas me Belle Air per te vizituar te afermit e tyre nderkohe qe ate bilete e kane fituar duke thene se do votojne per Bashen Fundja kush nuk do ta deshironte nje udhetim falas drejt vendlindjes Pretendimet e bera ne forme jozyrtare nga perfaqesues te PS-se ne fakt rezultojne te jene te verteta Vetem diten e djeshme nga ora 7.32 e mengjesit deri pak pas ores 23.00 te mbremjes kane mberritur ne Aeroportin e Rinasit plot 12 avione te Belle Air te tejmbushur me pasagjere shumica e te cileve studente. Kjo eshte jo normale duke patur parasysh fluksin e udhetareve ne kete periudhe e duke ditur kapacitetet e zakonshme te kompanise Belle Air tha nje punonjes i aeroportit i cili kerkoi te mos identifikohej. Shekulli ka mundur qe te kontaktoje dje me nje prej studenteve qe kishte mberritur ne Rinas ne oret e mbremjes. Ai pranoi qe te tregoje dicka por me kusht qe te mos i citohet emri. Kam udhetuar falas sepse do votoj Lulzim ashen. Udhetimi me eshte ofruar nga Gert Bogdani he disa miqte e mi studente. Ata me thane qe ta perhapja kete lajm tek te gjithe te tjeret. E cuditshme eshte se disa studente nuk u lejuan qe te vinin. Ne avion mesova se ata ishin votues te PS-se. Une do kthehem prape ne Itali te dielen ne mbremje. Me kete udhetim falas po vizitoj familjen dhe nuk humb asnje dite shkolle- tha studenti i kontaktuar nga Shekulli.

Katerfishohen fluturimet para zgjedhjeve

Belle Air nuk ka shtuar vetem destinacionet keto kohet e fundit por edhe fluturimet drejt nje destinacioni. Sidomos muajin e fundit kompania ajrore ne Shqiperi ka shpeshtuar edhe fluturimet ne destinacionet me te kerkuara te vendeve fqinje Itali dhe Greqi ku jetojne rreth 1 milion e 200 mije shqiptare emigrante. Nga dy-tre here ne jave fluturime vitin e shkuar tani ato jane bere te perditshme. Konkretisht Roma Milano Venecia Verona etj fluturojne kete jave cdo dite shpjegoi menaxherja e turizmit Aoganda Osmani nga agjencia turistike Univers. Ndersa prej me pak se nje muaji kryeqyteti grek Athina ka dy fluturime direkt ne dite me Tiranen dicka qe zakonisht ndodh pas muajit qershor. Pyetjes se pse ndodh dicka e tille ne fillim te muajit maj e jo pas muajit qershor nje zyrtar kur ka vertet fluks e kur shqiptaret nisin vertet pushimet e duan te vizitojne te afermit e tyre ne Shqiperi nje zyrtar i Belle Air nga zyrat e tyre qendrore tha Kemi pasur shume kerkesa ndaj dhe i kemi shpeshtuar fluturimet. Por edhe pse kerkesat rriten sipas ketyre zyrtareve te pakten prej tre ditesh asnje zyre agjencie turistike qofte ne Shqiperi qofte jashte saj nuk ka mundur te prese bileta udhetimi te Belle Air pasi sic na u tha zyrtarisht nga Belle Air Ka pasur defect ne sistemin kompjuterik. do te thote se ka pasur nje defekt ne sistem pyetem perfaqesuesit e Belle Air Defekt teknik ne sistem per shkak te disa ndryshimeve qe po bejme e qe do te riparohen se shpejti u pergjigj nje zyrtare e Belle Air.
Pasi ne kembengulem te mesojme me shume ajo shtoi Nuk e di Nuk jam e autorizuar te flas per kete... Fluturimet normalisht nuk jane anuluar pasi ka pasur kliente me bileta te prera qe me pare shpjegon nje punonjese tjeter e administrates se Belle Air pa dashur te jape emrin e saj. Agjencite e udhetimit qe operojne me kete kompani fluturimi prej tre ditesh nuk kane prere dot asnje bilete per shkak te ketij defekti ne sistem. Nderkohe qe punonjeset e Belle Air e mbajne te fshehte sistemin kompjuterik me te cilin punon kjo kompani edhe punonjeset e agjencive te tjera duket se nuk jane te informuara mbi kete fakt. Kane sistemin e tyre Nuk e dime cfare sistemi pergjigjen ato per Belle Air.

Lidhjet e Belle Air me Lulzim Bashen

Ne vitin 2006 ankesat e kompanise ajrore Albatros kane bere te shperthente nje skandal ku u perfshi edhe kompania Belle Air. Presidenti i Albatros Aleksander Hoxha akuzoi kompanine rivale se po konkurronte ne treg ne menyre abuzive e te paligjshme. Ndersa ishte vendosur pezullimi i fluturimeve te Albatros presidenti i kesaj kompanie i dorezoi kryeministrit Berisha nje dosje me 22 dokumente te ndryshme ku pasqyroheshin rezervimet e kryera nga Belle Air perpara se ajo te licencohej per fluturim duke treguar ne kete menyre se kishte marre nje garanci te forte per te marre autorizimin perkates. Gjithashtu u paraqiten 4 transferta bankare te kryera ne me pak se dy muaj ne shumen prej 710 mije euro. Presidenti i Albatros denonconte se Belle Air u vleresua e pabesueshme per te marre te drejten e nje kompanie ajrore nga Komisioni i Vleresimit te Dokumentacionit te Autorizimeve Ajrore ne DPAC. Ky komision i sugjeroi kompanise plotesimin e dokumentacionit mbi bazen e 11 verejtjeve qe i kishte parashtruar. Edhe pse dokumentacioni nuk u plotesua Belle Air mori me 26 tetor te vitit 2005 autorizimin perkates dhe me 17 dhjetor te te njejtit vit Certifikaten e Operimit Ajror COA tha Aleksander Hoxha. Arsyeja per pezullimin e Albatros ishte nje borxh prej 55 milione lekesh qe Albatros kishte ndaj Aeroportit Nene Tereza ndonese drejtuesit e kompanise thane se nuk ishin te vetmit debitore ndaj Aeroportit. Ne ate kohe Minister i Transporteve Puneve publike dhe Telekomunikacioneve ishte Lulzim Basha.

Nje nder emrat e bere publike atehere ne kete histori ishte ai i Ilir Xhelos i cili permendet si personi qe ka transferuar qindra mijera euro ne llogarine e Belle Air. Pronar i kompanise ajrore rezultonte nje tjeter person Arian Myrtezai ne emer te te cilit eshte regjistruar subjekti Belle Air ne 9 qershor te vitit 2005 ndersa data e themelimit eshte 3 qershor i po ketij viti. Vetem nje muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme te 2 korrikut 2005 ku Partia Demokratike fitoi mandatin te qeverise vendin.

Pese vjet pas kesaj historie Belle Air ka zgjeruar aktivitetin dhe eshte shnderruar ne kompani-lider ne transportin ajror. Me gjithe problemet e herepashershme qe ka patur me fluturimet eshte toleruar nga autoritetet shqiptare. Nderkohe ne 12 nentor 2007 kompania ka ndryshuar pronarin. Arian Myrtezai u ka shitur aksionet e tij ne kompanine ajrore per 1 milion leke bashkeshorteve Ilir dhe Suzana Xhelo. mimi i shitjes ishte i barabarte me kapitalin fillestar te kompanise. Keshtu Ilir dhe Suzana Xhelo u bene pronare te shoqerise se madhe te fluturimeve Belle Air duke paguar nje shume modeste per vleren qe ka shoqeria.

Pronari i Belle Air Ilir Xhelo vjehrri i te cilit eshte baxhanak i kryeministrit te fundit komunist Adil arcani per disa vite deri ne renien e komunizmit ka qene nendrejtor i Hotel Tirana dhe njekohesisht personi i ngarkuar me detyra operative nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ai eshte emeruar ne kete detyre te larte pikerisht si funksionar i ish-policise sekrete te diktatures komuniste. Xhelo ka qene ne kete detyre edhe ne kohen kur djaloshi Lulzim Basha sapo ishte emeruar ndihmeskamarier ne barin e Aeroportit te Rinasit. Ajo qe eshte e qarte ne gjithe kete histori eshte fakti se nese pese vjet me pare Lulzim Basha eshte akuzuar se ka favorizuar kompanine Belle Air sot kompania po favorizon kandidatit demokrat per kryetar bashkie duke i sjelle militante per votim. fare e lidh Lulzim Bashen me nje nga ish-drejtuesit e Sigurimit te Shtetit ne Tirane Nje pyetje qe si shume te tjera te ngritura nga Shekulli do te ngelen pa pergjigje kete fushate.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›