Basha Bashkia do te kete energjine e rinise se Tiranes
Lulzim Basha vendos një nivel të ri komunikimin me qytetarët në këtë fushatë elektorale.
Përveç bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë në çdo cep të Tiranës, Basha ka zhvilluar edhe dy komunikime live me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.
Në komunikimin e fundit në këtë rrjet social, ku mbështetja për Lulzim Bashën ka arritur mbi 278 mijë persona, për më shumë se një orë, kandidati për kryebashkiak u është përgjigjur pyetjeve lidhur me taksat, çmimet, politikat zhvillimore të Tiranës, strehimin, transportin publik etj.
Lidhur me strehimin e të pastrehëve, ai u është përgjigjur pyetjeve në Facebook se nëpërmjet një fondi special të baskisë, do të zbuten kreditë për çiftet e reja.
“Një tjetër drejtim shumë i rëndësishëm është ai i banesave sociale. Unë jam i vendosur që territoret publike të qytetit të Tiranës, që janë të shumta, t’i vë në dispozicion të qytetarit të Tiranës. Ne do të ndërtojmë brenda katër viteve të ardhshme 1000 apartamente sociale”, pohoi ai.
Ndërsa në lidhje me transportin publik, Basha ka deklaruar se “është i përkushtuar për tramvajin, dhe do të nisë brenda 12 muajve të parë, me përfundimin e planit urbanistik, punën për linjën Kinostudio-Kombinat, sepse një linjë e dedikuar me kapacitete të larta, do të bëjë të mundur, jo vetëm transportin me cilësi më të mirë dhe me komoditet të qytetarëve në këtë linjë dhe më vonë në linjën tjetër, por do të konkurrojë denjësisht dhe do të bindë më shumë qytetarë që të lenë mjetet e tyre private dhe t’i drejtohen këtij mjeti, se do të lëvizin më shpejt, do të lëvizin më cilësisht në rrugët e qytetit.
“Në të njëjtën kohë, rrjeti i transportit publik duhet të jetë i integruar.
Shërbimi me autobusë duhet të shtrihet në të gjithë qytetin dhe të shërbejë njësoj si në periferi dhe në qendër dhe cilësia e tyre nuk duhet të jetë variabël i fushatave elektorale.
Standardet minimale të shërbimit të autobusëve të Tiranës do të përcaktohen dhe do të ndiqen rigorozisht. autobusët që nuk janë të përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, nuk do të lejohen më në rrugët e Tiranës”, shtoi ai.
Ashtu si në Facebook, edhe në takimet e zhvilluara drejtpërdrejt, Lulzim Basha ka arritur në shifra rekord të mbështetjes nga të rinjtë.