E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 kandidate per pese vendet vakante ne KLD

Zgjedhjet ne Konferencen Gjyqesore


TIRAN- Pas shume debateve dhe replikave mes gjyqtareve ne lidhje me organizimin dhe mbledhjen e Konferences Gjyqesore Kombetare kjo e fundit do te mblidhet te henen per te zgjedhur mes 30 kandidateve pese anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ky fakt njoftohet nga zyra e marredhenieve me publikun prane Gjykates se Larte ku me firmen e kryetares se kesaj gjykate znj.Shpresa Becaj eshte vendosur thirrja e Konferences Gjyqesore Kombetare KGJK-se per diten e hene ne ora 930 minuta ne nje lokal ne periferi te kryeqytetit. KGJK-ja mblidhet per here te pare qe pas shfuqizimit te ligjit organik per funksionimin e saj nga Gjykata Kushtetuese vendim ky qe solli ngercin dhe pezullimin e mbledhjes se KGJK-se per me shume se dy vite. Po kaq vite kane edhe disa nga anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise te cileve edhe pse i ka mbaruar mandati pese vjecar vazhdojne te marrin vendime te ndryshme te relatuara nga zv/kryetari i ketij keshilli z.Kreshnik Spahiu. Vendimi i shfuqizimit te ligjit solli edhe debate mes gjyqtareve qe u ndane ne dy taborre ku disa kerkonin mos mbledhjen e KGJK-se pa miratuar ligjin ne Kuvend qe ka mbetur pezull dhe disa te tjere mbledhjen e KGJK-se me ane te nje rregulloreje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›