Festa per vizat qeveria nxjerr administraten ne shesh

Sheshi Nene Tereza ka nevoje per shtate mije njerez per tu dukur i tejmbushur nga te gjitha anet por kjo shifer nuk eshte siguruar dot ne kryeqytet. Per kete arsye eshte therritur administrata shteterore nga pothuajse cdo rreth duke u shpenzuar para pa fund per autobuse dhe mjete te tjera levizjeje.
Dhjetera autobuse kane zbarkuar nga rrethet per te mbushur sheshin Nene Tereza qe ka nevoje vetem per 7000 njerez
TIRAN - Te vish nga qyteti yt me autobus te vendosesh ne katrorin e percaktuar enkas per ty dhe te duartrokasesh sa here ta bejne me shenje. Te festosh me detyrim kjo eshte motoja e festes se djeshme te administrates shteterore qe eshte detyruar te dale ne sheshin Nene Tereza ne Tirane per te festuar liberalizimin e vizave. Na kane mbledhur si delet - thote per Shekullin nje prej punonjesve qe ka udhetuar 150 kilometra me nje autobus te lodhur per te ardhur deri ne Tirane. Ne grupe te organizuara nepunesit e administrates shteterore nga i gjithe vendi erdhen dje me autobuse te cilet ishin te porositur me pare.
Mesohet se drejtuesit rajonale kane marre detyrat nga qendra qe te sjellin ne kryeqytet nepunesit e tyre. Disa prej te pranishmeve konfirmojne per Shekullin se para se te hipnin ne autobuse u eshte marre shenim emri nderkohe qe e njejta gje eshte bere edhe ne kthim. Punonjesit ishin nga e gjithe administrata shteterore duke filluar nga mesuesit mjeket dhe pothuajse cdo institucion tjeter shteteror. Per te mbushur sheshin Nene Tereza me rastin e koncertit festiv te organizuar nga qeveria per heqjen e vizave e gjithe administrata shteterore dhe ajo vendore e cila kontrollohet nga te djathtet u vu ne sherbim te saj.
Dhjetera autobuse nga qytete te ndryshme te vendit bashke me punonjes te administrates zbarkuan ne Tirane per te marre pjese ne koncert. Autobuset qe erdhen nga Veriu u ndalen tek stadiumi i lojerave me dore Asllan Rusi ndersa ata qe erdhen nga jugu zbarkuan te stadiumi Selman Stermasi dhe tek ish-Ekspozita. Autobuset dhe mikrobuset qe erdhen nga juglindja qendruan para stadiumit Qemal Stafa. Te pyetur nga Shekulli ata konfirmuan se jane detyruar qe te shenojne emrin per te marre pjese ne aktivitet.
Edhe zonat ne shesh ishin te ndara sipas qyteteve. Juglindja ishte vendosur prane Rektoratit nderkohe qe ne pjesen e Bulevardit dhe ate para skenes ishte caktuar zona e veriut ku edhe urdhri per te detyruar nepunesit e administrates shteterore u zbatua me me korrektesi. Disa prej drejtuesve mbanin ne duar edhe listat te cilat ne ditet ne vazhdim do te dorezohen ne strukturat drejtuese ne qender. Prefekturat dhe njesite vendore ishin ato qe e zbatuan me shume urdhrin kjo edhe per shkak te numrit te vogel te punonjesve.
Edhe drejtuesit e degeve arsimore apo drejtuesit e spitaleve dhe te institucioneve qe jane nen varesine e qeverise apo te bashkive dhe komunave te drejtuara nga te djathtet kane detyruar punonjesit e tyre qe te marrin pjese ne aktivitetin e organizuar nga mazhoranca. Ne perfundim te aktivitetit i cili zgjati per 90 minuta te pranishmit u rikthyen neper autobuset e marre me qira sipas listave te pergatitura me pare.
Atmosfera e koncertit festiv per liberalizimin e vizave filloi qe ne mesdite kur nga skena e ndricuar nga 25 projektore filloi edhe kenga e Scorpions qe eshte edhe simboli i shembjes se murit te Berlinit Its the final count down.
Por atmosfera u ndez ne oren 1700 kur filloi zyrtarisht ashtu sic edhe ishte programuar koncerti festiv me rastin e heqjes se vizave per qytetaret e vendit tone. Prezantuese ishte Anjeza Maja. Me pas skena iu la kengetareve si Rosela Gjylbegu grupi Burn dhe Elita 5. Pas transmetimit te disa inserteve per rrugen qe ka kaluar populli shqiptar nga shembja e komunizmit deri ne daten 9 nentor kur u nenshkrua liberalizimi i vizave fjalen e mori Kryeministri Sali Berisha.
Jemi mbledhur sot te ndajme se bashku gezimin dhe kenaqesine e shnderrimit ne realitet te endrres sone me te bukur te lirise europiane. Sot ne gezojme dhe festojme. do i ri dhe e re cdo vajze dhe djale shqiptar ndjehet me i lire se kurre ne jeten e tij. Vendi i tyre eshte me i lire se kurre ne historine e tij - deklaroi Berisha para te pranishmeve ne programin festiv me moto Pa viza ne Europe. Berisha shprehu respektin dhe mirenjohjen e thelle per te gjitha qeverite e vendeve europiane per besimin qe treguan ndaj vendit tone.