E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi Kryesia dhe Opozita e Bashkuar do te vendose per protestat

Sekretari Organizativ ne PS ben te ditur vendimmarrjen e Asamblese Kombetare


Pas perfundimit te mbledhjes se Asamblese Kombetare sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi deklaroi se per vendosjen e protestave do te jete Kryesia dhe Opozita e Bashkuar qe do te vendose. Asambleja e Partise Socialiste mori vendim per te vazhduar protestat duke i pershkallezuar ato ne te gjithe vendin dhe duke ia lene Kryesise se Partise dhe tryezes se Opozites se Bashkuar per te vendosur per data konkrete me te cilat ju do te njiheni se shpejti - beri te ditur Klosi.


Sipas tij Asambleja e Partise Socialiste diskutoi mbi krizen politike edhe mori vendim qe perseri te vazhdoje te mbeshtese kerkesen e saj si te vetmen menyre per zgjidhjen e krizes dhe ngercit politik ne vend per pranimin nga qeverisja te ofertes se fundit se opozites dhe zgjidhjen ne zbatim te rezolutes se Parlamentit Europian. Ai theksoi se eshte rene dakord gjithashtu per vazhdimin e protestave ne mbare vendin per te larguar kete qeverisje ne rast se oferta e tyre per transparence nuk pranohet.


Asambleja e Partise Socialiste ne zbatim te plote te statutit te kesaj partie dhe vendimmarrje unanime te gjithe anetaresise se saj beri disa kooptime ne kete asamble duke realizuar nje kerkese te vazhdueshme qe vinte nga i gjithe realiteti politik ne te cilin zhvillohet vendi po ashtu nga baza e Partise Socialiste propozime te ardhura nga vete strukturat e partise - beri te ditur afrimin e anetareve te rinj ne Asamble sekretari Organizativ ne PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›