Servet Pellumbi Berisha po behet si Putini

TIRAN- Nje pike e vecante e diskutimeve ka qene dhe fjala e mbajtur nga profesori i socialisteve Servet Pellumbi i cili ka theksuar se ne Shqiperi nuk funksion demokracia. Ne nuk kemi nje vend demokratik. Sali Berisha eshte si Putini i vodhi votat. Modeli i demokracise qe po perpiqet te instalohet ne Shqiperi eshte modeli i Rusise. Nje parti qe fiton gjithmone nje opozite qe eshte gjithmone po ajo dhe parti te vogla qe jane garniture te kesaj demokracie - mesohet te jete shprehur Pellumbi. Por fjala e tij ka sjelle edhe nje perplasje me kryetarin e PS-se Edi Rama ne lidhje me target grupin qe duhet te kete partia.
Pershendes mesazhin e dhene nga kryetari i PS-se Edi Rama per zgjerimin e Asamblese Kombetare me kooptimet e reja. Partia Socialiste duhet te nxise edhe oponencen brenda vetes kritikat duhet te jene pjese e jetes ashtu sic kane qene nuk duhen shtypur zerat kritike. Duhet dalluar balta nga kritika. Kritikat brenda vetes nuk mund te quhen ato kane rendesine e tyre. Duhet ti zhvillojme kritikat brenda vetes. Duhet te forcohet kjo fryme per hir te situatave te ndryshme qe ndodhin ne jeten politike- tha Pellumbi.
Me pas ai shtoi se me qeverisjen aktuale ne Shqiperi nuk funksion demokracia. Ne nuk kemi nje vend demokratik. Sali Berisha eshte si Putini i vodhi votat. Modeli i demokracise qe po perpiqet te instalohet ne Shqiperi eshte modeli i Rusise. Nje parti qe fiton gjithmone nje opozite qe eshte gjithmone po ajo dhe parti te vogla qe jane garniture te kesaj demokracie. Nga ana tjeter profesori ka leshuar akuza edhe ndaj strukturave te PS-se duke pohuar se shume prej tyre nuk po funksionojne. Duhet te merremi me shume me bazen e partise qe ka probleme.
Duhet te shkoni baze dhe te shikoni se cfare mendimi ka baza per organizimin e strukturave. Nuk duhet te kete me bojkot. Opozita duhet te punoje edhe me shume. Duhet te fokusohet ne marrjen e mbeshtetesve e thithjes se njerezve. Vendi ka probleme ekonomike. Duhet te punojme qe te varfrit te behen me ne te votojne per Partine Socialiste -tha Pellumbi. Por e menjehershme ishte pergjigjja e Rames. Jo gjithandej te varfrit duhet ti perkasin nje drejtimi. Ne politike nuk jane te ndare qe te varfrit duhet te shkojne tek e majta dhe te pasurit jane tek e djathta. Ka vende qe te varfrit i merr i djathta. Ka edhe andej edhe kendej- tha Edi Rama.