Malmstrom Ju lutemi mos na zhgenjeni

Komisionerja e BE-se viziton Shqiperine dhe apelon per zbatim te detyrimeve ose ne te kundert do te rikthehet regjimi i vizave
TIRAN - Komisionerja per eshtjet e Brendshme te BE-se Sesilia Malmstrom paralajmeroi se ne rast te shkeljes se afateve te qendrimit ne zonen Shengen procesi i liberalizimit te vizave do te rishikohet. Malmstrom iu kerkoi qytetareve shqiptare qe te mos zhgenjejne 27 vendet e BE-se te cilat moren vendimin per liberalizimin e vizave duke filluar qe nga 15 dhjetori. Kemi qene teper te qarte. Ne rast se do te kete abuzim sistematik e perseris sistematik atehere do te rishikohet procesi. Do te thosha kushtet jane teper te qarta. Nuk do te doja qe ata te thyheshin prandaj kemi ardhur per tju treguar kushtet. Prandaj kemi ardhur ketu dhe me kolegun belg. Ju lutem ju lutem mos na zhgenjeni - tha dje Malmstrom.
Ajo kerkoi me shume pergjegjshmeri dhe mirinformim te publikut ne menyre qe te mos perseriten gabimet e Serbise dhe Maqedonise. Kemi ardhur tju japim nje mesazh. Liberalizimi i vizave eshte nje proces qe kerkon mbajtjen e pergjegjesive. E theksojme se eshte e rendesishme qe qytetaret te jene te mirinformuar per te drejtat qe gezojne dhe te mos abuzojne me liberalizimin. Mbeshtesim qeverine per informimin qe ka bere deri tani - u shpreh Malmstrom ne prani edhe te ministrit te belg per eshtjet e Emigrimit Uathelet dhe Ministrit tone te Brendshem Lulzim Basha.
Pjese e axhendes se Malstrom dhe Uathelet ka qene edhe takimi me Kryeministrin Sali Berisha gjate te cilit ata shprehen kenaqesine per marrjen e vendimit nga Ministrat e Brendshem te BE-se ndersa e quajten liberalizimin e vizave nje mundesi fantastike per popullin shqiptar. Kenaqesi qe jam ne Shqiperi jo per tju dhene lajmin e vizave pasi ai ka mberritur nder ju por per tu takuar me njerezit ketu. shte nje mundesi fantastike kjo si per qytetaret shqiptare qe te takojne njerezit e tyre ne Europe por edhe per europianet qe te mund te njohin shqiptaret. Kenaqesi qe u takova me kryeministrin Berisha qe te percjelle mesazhin se liberalizimi i vizave eshte mundesi e mire por ka edhe kufizime levizet vetem tre muaj dhe me pasaporte biometrike - vijoi ajo.