E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 mijë euro shpërblim për vrasësin e Vidohovës

Policia deklaron se ka vendosur një shumë shpërblimi prej 30 mijë euro për rata persona që japin infirmacione të finalizuara me arrestimin e autorit të vrasjes së tre vëllezërve në fshatin Vidohovë të Devollit, javën e kaluar.
Mëngjesin e sotëm, policia e Korçës ka shpërndarë fotografinë e Besim Karajt ne vende publike bashkë me numrat telefonikë në të cilët personat që kanë informacion mbi vendndodhjen e tij mund të lajmërojnë policinë.
I kërkuari akuzohet se vrau me armë zjarri në afërsi të një lokali në Vidohovë, tre vëllezërit, Taulant, Xhilian e Etlevan Mulliri.
Vrasja ndodhi për shkak se njëri nga vëllezërit kishte lidhje intime me gruan e vrasësit Besim Karaj ndërsa ky i fundit e kishte zbuluar këtë fakt.
Menjëherë pas krimit, Besim Karaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe prej katër ditësh policia ka gjetur vetëm disa gjurmë të tij në tokën greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›